Futboll

Gattuso kritikon Calhanoglu: Ja cfar i thotë

Gennaro Gattuso, trajneri i Milan, ka folur pas ndeshjes së 1/8-ve të Europa League të humbur 2-0 kundër Arsenal në “San Siro”: “Calhanoglu është prekur nga kundërshtari. Si mund të mos hidhesh në atë rast? Sigurisht ka qenë vetëm një episod, mund të kishim bërë më mirë”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

“Kemi qenë në vështirësi dhe kemi bërë shumë gabime. Arsenal ka qenë superior në nivelin teknik. Tani duhet të shikojmë përpara. E dinim se nuk do të ishte e lehtë sepse është e vërtetë se kishim përballë një ekip në vështirësi, por që ka shumë lojtarë cilësorë”.

“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e së dielës kundër Genoa-s dhe duke filluar nga e hëna do të mendojmë përsëri për Arsenal-in”, ka përfunduar Gattuso.

Related posts

Mesfushori gjerman/ Ferguson gjeti pasardhësin e Scholes, por ai përfundoi te Man City

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Lemar nuk bind, Atletico mendon për vëllain e…

Isa.Autor

Higuain nuk duron dot më, u sulet kritikuesve

Q.Autor

Leave a Comment