Futboll

Manchester United interesohet për djalin e Phil Neville

Manchester United po ndjek djalin e Phil Neville, Harvey, i cili aktualisht luan te Valencia, sipas asaj që shkruan shtypi spanjoll. Harvey po luan me të rinjtë e Valencia, edhe pse është vetëm 14 vjeç, teksa ka treguar aftësi shumë të ngjashme me David Beckham, për mënyrën si mund të krosojë e pasojë me të djathtën. Gazeta spanjolle “Super Deporte” ka shkruar se United po merr në konsideratë mundësinë e rikthimit të Harvey Neville në Angli.

Harvey është gjithashtu në planet e Tottenham, teksa i është bashkuar Valencia në vitin 2015, kur i ati i tij Phil u bë ndihmës trajner i skuadrës së parë. Edhe pse ai dhe xhaxhi Gary Neville u shkarkuan nga klubi, Harvey qëndroi në Spanjë dhe rinovoi me ekipin e La Liga. Që në momentin që luajti me Valencia U-17, djaloshi spikati në mesfushë. Në Angli, emri i tij është përmendur te United, por Harvey më parë ka qenë pjesë e Akademisë së Manchester City.

Related posts

Risi amerikane/ Portieri me ndihmën e një mikrofoni komenton ndeshjen kur…(VIDEO)

Isa.Autor

GOLI I 2000-TË NË KAMPIONAT/ Ish-futbollisti i Partizanit realizon një kryevepër ndaj Lokomotivës (FOTO)

Delo.autor

I thyen këmbën kundërshtarit, sulmuesi i WBA “shpërthen” në lot pas skenës “horror”

Q.Autor

Leave a Comment