Futboll

Inter vijon pazarin në Argjentinë, pëlqehen dy talentet e Bocës

Ndërkohë që Luciano Spalletti dhe skuadra po përpiqen të sigurojnë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions Leagues, drejtuesit e skuadrës së Interit po vijojnë punën për të përforcuar ekipin.

Me merkaton që pritet të mbyllet më herët në Itali, zikaltrit kanë nisur që tani nga puna për të afruar element që do të forcojnë organikën e Spallettit. Kështu, pasi kanë siguruar sulmuesin argjentias të Racingut, Lautaro Martinez, Ausilio e Sabatini vijojnë pazarin sërish në këtë shtet.

Tashmë zikaltrit po negociojnë me Boa Juniorsin, për të transferuar në Milano dy talentet e skuadrëns argjentinase, Nahitan Nandez dhe Gonzalo Maroni.

I pari është një mesfushor polivalent, ndërsa i dyti një fantazist me shumë perspektivë. Interi ka ofruar plot 35 milionë euro për transferimin e tyre, ndërsa synon të mposhtë konkurrencën e madhe që ka veçanërisht për Maronin.

Related posts

BENZEMA OPTIMIST/ Këtë vit jemi FAVORIT për të fituar Ligën e Kampionëve

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË/ Rafael Varan paralajmëron “kuqezinjtë”: Mendojmë të trondisim lojën dhe…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Gianni De Biasi: Në arrest shtëpie edhe pse nuk kam bërë asnjë krim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment