Futboll

Marash Kumbulla nderon Shqipërinë, shpërdorojmë shumë përballë Kazakistanit

Shqipëria U-19 e mbylli me rezultatin 1-0, pjesën e parë me ekipin e Kazakistanit. Në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu”, të Lushnjes. Trajneri Erjon Bogdani shfrytëzoi datat e lëna të lira nga FIFA për të zhvilluar takimin miqësor në qytetin e Lushnjes. Lojtari që vendosi takimin ishte Marash Kumbulla, pasi ishte autori i golit të vetëm.

Ekipi ynë dominoi pjesën e parë, pasi pati më shumë topin në dispozicion dhe kishte më shumë iniciativë. Shqipëria ka më shumë qartësi dhe po kontrollon takimin.

Miqtë janë sporadikë dhe nuk po arrijnë të ndalin në sulm. Ata janë rreshtuar në mbrojtje, ndërsa ekipi i Bogdanit po luan lart duke sulmues portën kundërshtare. Takimi deri tani u vendos nga goli i shënuar në minutën 40’. Ishte Kumbulla që dërgoi topin në rrjetë, pas një korneje nga krahu i djathtë. Qendërmbrojtësi shfrytëzoi dhe daljen e gabuar të portierit.

Pjesa e parë foli krejtësisht për Shqipërinë, por mbeten dhe 45-minuta për t’u luajtur në Lushnje. Deri tani, fjalët janë mjaft pozitive për trajnerin Erjon Bogdani dhe të besuarit e tij. Skuadra U-19 po luan futboll dhe lufton thuajse për çdo top. Ky grup ka lojtarë cilësorë që luajnë në kampione të rëndësishme Europiane.

Shqipëria – Kazakistan 1-0
Miqësore, stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnje

Shënues: Kumbulla 40’

Shqipëria: Aliaj, Dragoshi, Kalaj, Kumbulla, Ismailgeci,Rama, Liço, Halili, Pasha, Gkertsos, Gavazaj. Tr. Erjon Bogdani.
Kazkakiztan: Ustimenko, Sovet, Shamshi, Sagnayav, Ulshin, Zhakipbayev, Skvortsov, Kashken, Ussachev, Vaganov, Aitym. Tr. Alexandr Kuzmetov

Related posts

SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Pas një asisti nga Memolla, Cikalleshi zhbllokon sfidën për “kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Maurico Pochettino flet pas eleminimit: Dy gabime na kushtuan humbjen, por jam krenar me lojtarët

Q.Autor

SKANDAL NË TIRANA-TEUTA/ Probleme me ndriçimin, fiken prozhektorët në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment