Futboll

Interi hidhet në sulm për të nënshkruar me yllin e Tottenham

Interi po punon për të finalizuar një marrëveshje me Tottenham për mesfushorin sulmues Erik Lamela, sipas raporteve në Itali.

Pas një dëmtimi të gjatë, që e mbajti larg fushave për një vit argjentinasi është kthyer në formën e tij më të mirë dhe trajneri Maurico Pochettino e ka në planet e tij për të ardhmen.

Sipas “Tuttosport”, 26-vjeçari është një objektiv për drejtuesit e Interit dhe ata po punojnë për të arritur një marrëveshje për të. Klubi i “San Siro” dëshiron të nënshkruajë me lojtarë krahu në merkaton e verës dhe Lamela është në krye të listës së drejtuesve zikaltër.

Argjentinasi ka përvojë në Itali, pasi ka qenë pjesë e Romës për dy sezone ku shënoi 15 gola në sezonin e tij të fundit. Mësohet se Lamela është i hapur për të luajtur përsëri në Serie A, por Spurs hezitojnë ta lejojnë të shkojë.

Deri më tani 26-vjeçari është aktivizuar në 17 ndeshje në Premier League, por vetëm në tre prej tyre ka qenë titullar duke grumbulluar 464 minuta. Argjentinasi nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës në këtë edicion me Spurs, por ka dhënë dy asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

MERKATOJA E SKËNDERBEUT/ Vjen sulmuesi i Empolit, në provë edhe një mbrojtës nga kampionati suedez

Delo.autor

Besniku Manolas: Nuk largohem nga Roma sepse dua të bëhem…

Isa.Autor

NË DILEME/ Mediat gjermane e bëjnë të kryer, ja ku pritet të transferohet MAVRAJ

Isa.Autor

Leave a Comment