Futboll

Isco si Neymar, drejt Premier League për lavdinë

Paraqitja e tij me kombëtaren spanjolle ka bërë që shumë klube të kthejnë sytë nga ai. Në fakt ai e nisi mjaft mbarë edhe me fanellën e Real Madrid, por trajneri i tij, Zinedine Zidane prej disa muajsh vendosi ta kishte zgjedhje të dytë, duke mos i dhënë besimin që i duhet për t’a vërtetuar që e meriton emrin “magjiku” siç ia kanë vendosur tifozët. Po flasim për yllin shtatshkurtër të “Los Blancos”, Isco Alarcon.

Mesfushori bëri një ndeshje fantastike në barazimin 1-1 ndaj Gjermanisë ndërsa shkëlqeu në përballjen ndaj Argjentinës së Gonzalo Higuan. 25-vjeçari shënoi tre gola mahnitës ndaj kombëtares së yllit të futbollit, Lionel Messi, duke i përcjellë një mesazh me rëndësi teknikut francez të Realit për një vend titullari.

Në rast se Zidane nuk reflekton pas kësaj forme të mrekullueshme që po kalon Isco, atëherë Pep Guardiola është gati që t’ia rrëmbejë këtë yll nga duart dhe me siguri nëse kjo ndodh, francezi shumë do të pendohet. Siç shkruan “The Guardian”, drejtuesit madrilenë janë gati që të bien në ujdi me “Qytetarët” për të shitur kartonin e lojtarit për 75 milionë paund. Klubi anglez edhe më parë ka tentuar që të afrojë futbollistin malaguen në skuadër por lojtari i pati refuzuar.

Real Madrid ka në plan gjithashtu që të rifreskojë sulmin dhe portën në merkaton e verës, për këtë shitja e “magjikut” do t’i sjellë ca të ardhura shtesë. Shoku i tij në përfaqësuese, David de Gea është prej tre sezonesh gardiani që presidenti Perez ka tentuar t’a sjellë në “Santiago Bernabeu” por negocitat nuk kanë shkuar dhe aq mirë me drejtuesit e Manchester United. Përveç Iscos, siç shkruajnë prej javësh mediat spanjolle, Reali ka në plan të largojë disa lojtarë pas një sezoni të dështuar që kanë bërë në La Liga. Emrat që janë lakuar deri më tani janë, Gareth  Bale, Karim Benzema, Casemiro, Keylor Navas dhe Isco.

Related posts

PO SHKËLQEN TEK ATLETICO MADRID/ Luis Suarez kërkohet me ngulm nga ish-skuadra e tij…

Delo.autor

Masa të rrepta, në Rusi policia ka të drejtën të qëllojë me snajper

Sadik.Autor

Dalic zbulon prapaskenën me stolin e Kroacisë: Donin të më shkarkonin dy muaj më parë

Sadik.Autor

Leave a Comment