Futboll

Jo prej dëmtimeve, ja pse Zlatan u largua para kohe nga United

Zlatan Ibrahimovic është larguar nga Manchester United pasi klubi u eliminua nga Champions League – jo për shkak të dëmtimeve – pretendon oktori i tij.

Suedezi 36-vjeçar pësoi një dëmtim serioz në ligamentin e gjurit në fund të sezonit të kaluar. Teksa u rikthye në nëntorin e kaluar pasi kishte rinovuar kontratën, ai bëri vetëm pesë paraqitje në Premier League teksa vuajti për të rifituar vendin e tij në kombëtare.

Ibrahimovic vendosi të largohej para kohe nga Old Trafford, duke nënshkruar për LA Galaxy të MLS javën e kaluar. Dhe Dr. Freddie Fu Ho-Kueng, i cili kreu operacionin e tij, beson se disfata ishte arsyeja e largimit të tij.

Ibrahimovic returned in November but  made five Premier League appearances this season

“Ai dhe trajneri Mourinho kanë një marrëdhënie të mirë. Atij i pëlqente Manchester United. Ai ishte një hero përpara dëmtimit,” shprehet Fu për South China Morning Post.

“Ideja e tij ishte të luftonte për Champions League. Pasi United humbi ndaj Sevilla-s, për mendimin tim, ai vendosi të largohej.

“United nuk do të jetë në gjendje të kapë Manchester City-n në Premier League. Mbase do të fitojë FA Cup çka është diçka e mirë, por jo aq mirë sa Champions League.

“Mendoj se po të mos kishte humbur ndaj Sevilla-s, Zlatan do të kishte qëndruar më gjatë tek United.”

Related posts

GAZETA BRITANIKE “THE GUARDIAN”/ Shpall lojtarin më të mirë për vitin 2018

Isa.Autor

“DO NA…”/ Reja sqaron arsyen e mungesës së Taulant Xhakës në Kombëtare

F.autor

NJË NGA LOJTARËT MË TË PAGUAR NË EKIP/ Ja shuma që do përfitojë mesfushori Najdovski tek Tirana

Delo.autor

Leave a Comment