Futboll

Italia e re, Di Biagio projekton formacionin anti-Argjentinë

Në grumbullimin e parë, me Gigi Di Biagion si trajner i përkohshëm, vihen re 4 emra të rinj në skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ferrari, mesfushorin Cristante dhe sulmuesit Chiesa e Cutrone, të cilët janë ‘gjaku i ri’ i një Italie të konsideruar e plakur.

Risi pritet të ketë edhe në vendosjen e skuadrës në fushë, teksa Di Biagio po provon formacionin me të cilin do të përballet me Argjentinën.

Kështu ndryshe nga Ventura, që e nisi me 4-24 dhe përfundoi në një 3-5-2 të rrëmujshëm, Di Biagio do të përdorë rreshtimin 4-3-3, për të shfrytëzuar më mirë cilësitë e lojtarëve që ka në ekip.

Në portë pritet të luajë Buffon, që e pranoi se iu përgjigj thirrjes vetëm për të kontribuar në ruajtjen e grupit, pasi në eliminatoret e ardhshme, por edhe Ligën e Kombeve, vendi do t’i takojë të rinjve Perin dhe Donnarumma.

Në mbrojtje qendra do të përbëhet nga Bonucci-Rugani, ndërsa në të djathtë do të luajë Florenzi dhe në të majtë Spinazzola. Regjia do t’i besohet italo-brazilianit të Napolit, Jorginho, i shoqëruar nga Verratti dhe njëri mes Pelegrinit e Cristantes.

Në majë të sulmit do të luajë golshënuesi më i mirë i Serisë A, Ciro Immobile, teksa këtë herë do të mbështetet nga Insigne në krahun e majtë dhe njëri mes Candrevës dhe Chiesës në të djathtë.

Related posts

BRAZILI NË FINALEN E COPA AMERICA/ Ja sa ka portieri Alisson pa pësuar gol

Delo.autor

Pellegrini: Të kesh një klauzolë lirimi, nuk do të thotë që duhet të largohesh nga…

Sadik.Autor

TIFOZËT E MILANIT E URREJNË/ Gattuso: Cutrone i madh, lojtari që më surprizoi ishte…

Isa.Autor

Leave a Comment