Moto GP

Marquez: Pilotova përtej limiteve, por nuk e fitova dot garën

Marc Marquez, kampioni i botës në fuqi në Moto GP, ka pranuar se italiani Andrea Dovizioso u tregua më i fortë se ai në sprintin final, në duelin që ata zhvilluan në garën e parë sezonale, atë të Katarit. “Unë jap maksimumin në pistë, në çdo garë, luaj çdo mundësi për të fituar dhe e dija që gara e parë sezonale do të ishte një sfidë e vështirë për mua.

Andrea ishte i shpejtë, në maksimumin e tij, por edhe unë shkova përtej limiteve të mia dhe të Hondës për ta mundur, por nuk ia dola dot mbanë”, u shpreh piloti spanjoll i Hondës.

U përpoqa ta parakaloj dhe ta mposht deri në metrin e fundit. Këtë herë e fitoi ai garën, por herën tjetër do të jem unë ai që do të triumfoj dhe do të hakmerrem.

Megjithatë, vendi i dytë është një rezultat mjaft i mirë edhe pse për momentin kam humbur 5 pikë kundrejt Andreas. Kampionati është i gjatë dhe e rëndësishme është të grumbulloj sa më shumë pikë, pasi do të ketë edhe gara ku do të fitoj apo humbas”, u shpreh Marc Marquez, që pranon se vendi i dytë ishte maksimumi për motorin Honda në pistën e Losail.

Related posts

Yamaha shkëlqen në Sepang, Vinales më i shpejtë se Rossi në teste

Q.Autor

Sherr mes pilotëve te Ducati, Lorenzo akuza Dovizioso

Sadik.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Marquez: Shpatulla më ka torturuar, më ka dalë 9 herë vendit gjatë…

Isa.Autor

Leave a Comment