Futboll

Italia nderon Davide Astorin, e lë të lirë numrin 13

Italia e ka lënë të lirë numrin 13 të Davide Astori për miqësoret me Argjentinën dhe Anglinë.

Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, ndërroi jetë më herët këtë muaj, ku Viola dhe Cagliari pensionuan numrin që kishte bartur mbrojtësi italian.

Astori ka luajtur 14 ndeshje për Italinë dhe për këtë numri 13 nuk do të përdoret në miqësoret e marsit.

Gianluigi Buffon do të vazhdojë të jetë numri 1, ndërsa Lorenzo Insigne do ta veshë fanellën me numrin 10, Andrea Belotti 9.

Numrat e skuadrës së Italisë:

Portierë: Gianluigi Buffon [Juventus], 26 Gianluigi Donnarumma [Milan], 27 Mattia Perin [Genoa]

Mbrojtës: 19 Leonardo Bonucci [Milan], 4 Matteo Darmian [Manchester United], 2 Mattia De Sciglio [Juventus], 3 Gian Marco Ferrari [Sampdoria], 24 Alessandro Florenzi [Roma], 5 Angelo Obinze Ogbonna [West Ham], 15 Daniele Rugani [Juventus], 11 Leonardo Spinazzola [Atalanta], 21 Davide Zappacosta [Chelsea]

Mesfushorë: 7 Giacomo Bonaventura [Milan], 23 Bryan Cristante [Atalanta], 20 Roberto Gagliardini [Inter], 14 Jorge Luiz Frello Jorginho [Napoli], 18 Marco Parolo [Lazio], 16 Lorenzo Pellegrini [Roma], 8 Marco Verratti [Paris Saint Germain]

Sulmues: 9 Andrea Belotti [Torino], 6 Antonio Candreva [Inter], 25 Federico Chiesa [Fiorentina], 22 Patrick Cutrone [Milan], 17 Ciro Immobile [Lazio], 10 Lorenzo Insigne [Napoli], 12 Simone Verdi [Bologna].

Related posts

Griezmann: Nuk më intereson “Topi i Artë”, dua të fitoj Kupën e Botës

Isa.Autor

Milan shfaq interes për Alvaro Moratan

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Fati shpëtoi Barcelonën, ylli i Benficës bën të paimagjinueshmen para portës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment