Futboll

Iniesta: Nuk do të habitesha fare nëse Neymar shkon te Real Madridi…

Kapiteni i Barcelonës kaloi të mërkurën nëpër mikrofonat e “El Larguero” të “RVV”, ku foli për të ardhmen e tij në “La Roja” dhe ndjesitë përpara Kupës së Botës në Rusi.

A do të jetë e çuditshme të përballesh me Messin të martën?
Po, për ne që jemi në të njëjtin ekip me të ndajmë pothuajse çdo ditë me Leon, do të jetë e çuditshme. Por, në fund të fundit, të gjithë do të kërkojnë të bëjnë të tyren. Megjithëse është një ndeshje miqësore, është momenti për të treguar sa jemi rritur si ekip kombëtar. Shpresojmë se mund të bëjmë dy lojëra të mrekullueshme.

A është më mirë të përgatitësh për Kupën e Botës duke luajtur në miqësore kundër fuqive të mëdha, si Gjermania apo Argjentina?
Po, çdo lojë është e ndryshme, por nuk ka dyshim se këto dy miqësore kërkojnë gjëra të ndryshme në raport me rivalët e tjerë. Për ne si një grup, këto lojëra na ndihmojnë që të vazhdojmë t’i bëjmë gjërat në rregull.

Flitet për lamtumirën tuaj të mundshme nga Barcelona. A vlen kjo edhe me kombëtaren?
Për momentin dhe për nga natyra, është ndoshta paraqitja ime e fundit me ekipin kombëtar. Për momentin dhe për gjithçka. Është e ngjashme me atë që mund të ndodhë me mua për klubin. Vizioni im ka ndryshuar dhe kjo është pyetja.

Në ekipin kombëtar dikush ju ka thënë diçka për këtë çështje?
Dikush? Po bëj shaka. Nëse rri apo largohem, nuk ia kam rrëfyer kujt se çfarë do të bëj. Në kombëtare ka edhe njerëz që i kam njohur prej një kohe të gjatë dhe i ndajmë disa gjëra.

Çfarë ju pret në Rusi? Çfarë ndjesish keni?
Në këtë Kupë Bote është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Sidoqoftë, na jep një ndjenjë shumë të mirë mënyra e kualifikimit dhe si po i bëjmë gjërat. Kupa e Botës në Brazil dhe Europiani në Francë na dhanë një kontakt të jashtëzakonshëm për të qëndruar me këmbë në tokë. Kupa e Botës do të tregojë nëse i kemi bërë gjërat mirë.

A do ta dëshironit lamtumirën tuaj prej ekipit kombëtar ndryshe nga të tjerët?
Unë ëndërroj që lamtumira nga kombëtarja të jetë ajo që ne të gjithë ëndërrojmë, duke fituar Kupën e Botës. Por përtej kësaj, mbetet gjithçka tjetër. Ne shkojmë në Kupën e Botës me entuziazëm të madh dhe, nëse bëjmë gjëra të mira, do të kemi mundësi për të luftuar.

Çfarë ndjeni duke shikuar prapa?
Krenari dhe privilegj për të qenurit pjesë e viteve më të mira të ekipit kombëtar dhe lojtar i rëndësishëm brenda këtyre viteve.

A do të befasoheshit nëse e shihni Neymarin te Real Madridi?
Sinqerisht, jo. Është indiferente kjo gjë për mua. Nuk dua që ajo të shihet si mosrespektuese. Nuk është diçka për të cilën po mendojmë. Real Madridi mund të nënshkruajë me një nga më të mirët në botë, por Barcelona do të ketë ende një grup lojtarësh, që unë i konsideroj më të mirë se gjithë të tjerët.

Related posts

I LODHUR NGA PYETJET PËR GARETH BALE/ Trajneri Zidane: Ju po mundoheni të na përçani, por nuk…

Delo.autor

Ish-sulmuesi i Gjermanisë sulmon Ozil: Eshtë një frikacak…

Sadik.Autor

FITORJA E SHTATË RADHAZI/ Inter mposht me përmbysje Veronën dhe i bën presion “Kuqezinjve”

Delo.autor

Leave a Comment