Futboll

Ja çfarë page i ofron Manchester United mbrojtësit të Juves

Jose Mourinho do të kërkojë me çdo kusht të sjellë në “Old Trafford” mbrojtësin brazilian të Juventusit, Alex Sandro, duke i dhënë atij një pagë stratosferike.

Manchester United do të investojë te braziliani këtë verë, duke e parë atë si një prej mbrojtësve më të mirë të momentit. Edhe më parë, skuadra britanike e ka përfshirë mbrojtësin e Juves në dëshirat e merkatos. Por, duket se tani janë pjekur kushtet për transferimin e tij.

Juventusi zbuloi pak javë më parë se ka arritur marrëveshjen për Darmian dhe rikthimi në Itali i mbrojtësit lidhet me shumë gjasa me largimin e brazilianit. Alex Sandro ishte në verë shumë pranë Chelsea, por përfshirja e Manchester United trazoi ujrat. Skuadra nga “Old Trafford” i ka ofruar mbrojtësit një pagë prej 165 mijë eurosh në javë, dyfishin e pagës aktuale, pagë të cilën Juve nuk e përballon dot.

Ndër të tjera, Manchester United e vlerëson futbollistin rreth 80 milionë euro, që duke përfshirë Darmianin, mund të shkojë në 50 milionë euro në arkën e Juves.

Related posts

Rrëfehet MARADONA: DROGA po më VRISTE, e lashë falë VAJZAVE, tani nuk e di nëse…

Isa.Autor

REAL MADRID-GETAFE/ “Los Blancos” synon fitoren për t’ju afruar rivalit në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ Mesfushori vlonjat dhuron “MAGJI”, shënon dopietë në Slloveni

Isa.Autor

Leave a Comment