Futboll Sport

Mban një rekord te Laçi, tani me ekip në USA

Quhet Bledar Marashi dhe hapat e parë në futboll i ka hedhur te moshat në Laç, për të kaluar më pas te Shkëndija e Tiranës. U rikthye sërish në vendlindje dhe pati mundësinë të luante në Superiore me kurbinasit. Sulmuesi 27-vjeçar e ka shkruar emrin në historinë e klubit kurbinas, pasi ka shënuar golin e parë në kupat e Evropës me skuadrën e Laçit. Në korrik të vitit 2010 i realizonte bjellorusëve të Dnepr Mogilev në stadiumin “Niko Dovana”. Ishte pjesëmarrja e parë e bardhezinjve në kompeticionet evropiane.

Marashi me Silvio Cavric kur ishin pjesë e Laçit

Nga atëherë kanë kaluar disa vite dhe tanimë Marashi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi i është bashkëngjitur skuadrës së Cedar Star Academy dhe para disa ditësh ka shënuar tre gola në fitoren 6-1 të skuadrës së tij. Por te Cedar janë disa shqiptarët, sikurse edhe shihet në listën e këtij ekipi që garon në Cosmopolitan Soccer League. Marashi po provon të zërë një vend në ekipin e parë të Cedar, pasi aktualisht aktivizohet me rezervat.

SHQIPTARËT E CEDAR STARS ACADEMY RESERVE
Milot Berisha, Valon Berisha, Roberto Dashi, Bujar Gjata, Danjel Hasaj, Bledar Marashi, Florent Pireva, Bashkim Saiti, Leutrim Saiti, Shpëtim Shehu

KARRIERA – Me Laçin në elitë Marashi ka luajtur në 55 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola, për të kaluar më pas tek ekipi i Mamurrasit në Kategorinë e Parë. Sulmuesi aty shënoi 8 gola dhe më pas i bëri një ofertë Besëlidhja dhe e pranoi. Me lezhjanët është aktivizuar në tre sezone dhe në verë e mbylli me ta, duke u larguar drejt SHBA-ve. Në Lezhë Marashi luajti më i tërhequr, duke bërë mesfushorin qendror. Në tre sezone ai gjeti 10 herë rrugën e rrjetës dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, duke kontribuar vjet që ta kualifikoheshin deri në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërise.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Gati të “rrëmbejë” lojtarin e Inter klubi fancez…

Delo.autor

Liverpool–Stoke City, zbulohen formacionet që do të luajnë nga minuta e parë

Sadik.Autor

“COPA AMERICA”/ Gol, asist dhe barazim i rekordit të legjendës Pele. Ylli Neymar bën heroin me Brazilin

Delo.autor

Leave a Comment