Futboll

James Rodriguez nuk ka dyshime, Kane do të jetë futbollisti i Bayernit këtë verë

James Rodriguez thuhet se i ka kërkuar skuadrës së Bayern Munichut që të bëj transferimin e një sulmuesit të madh që po e kërkon edhe Real Madridi

James Rodriguez thuhet se i ka thënë drejtuesve të Bayern Munich që ai do të preferonte të luante me targetin e kësaj vere të “Los Blancos”, Harry Kane.

Këtë ai e ka thënë nëse Robert Lewandowski vendos të largohet nga Allianz Arena.

James ju bashkua Bayernit si huazim nga Reali në verën e kaluar pasi që dështoi të shkëlqejë në Bernabeu.

Por, në Bavari ai ka pas një sezon të mirë, duke rritur thashethemet se ai tashmë ka vendosur që të rrijë edhe një vit tek bavarezët.

Madje, thuhet se Rodriguez ka filluar që të jap edhe sugjerime tek drejtuesit e Bayernit për atë se kënd mund të transferojnë gjatë verës.

Sipas Don Balon, Rodriguez është i përkushtuar që të vazhdojë me skuadrën aktuale pasi që sheh se vetëm me të mund të përparoi në karrierë.

Me Lewandowskin që pritet të largohet nga Bayern këtë verë, James ju ka thënë se ata duhet të shikojnë për të transferuar sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, që është edhe në listën e dëshirave të Fiorentino Perezit.

Related posts

Festa fillon në Rusi, pas pak ceremonia hapëse e Botërorit!

Sadik.Autor

Grezda zbulon detajet e transferimit të ekipi i Gerrardit, dhe dashurinë për SHQIPËRINË

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Publikohen çmimet e biletave për tifozët, ja sa kushtojnë

Delo.autor

Leave a Comment