Futboll

Jamie Vardy luan me këpucët e Cristiano Ronaldos…

Jamie Vardy i ka blerë vetë këpucët e futbollit, si pasojë e një mosmarrëveshje me sponsorin teknik “Nike”.

Futbollisti i kombëtares angleze, i cili shënoi golin e “luanëve” në barazimin 1-1 ndaj Italisë, po përdor këpucët e blera në dyqan, që nga 31 janar gjatë ndeshjes ku Leicester u mposht 2-1 nga Everton. Mësohet se “Nike” i ofroi një model këpucësh që ai nuk i pëlqeu, kësisoj Vardy, që në bazë të kontratës është i detyruar të vishet me “Nike”, shkoi në dyqan dhe bleu një palë “CR7”, këpucët që janë frymëzuar nga Cristiano Ronaldo.

Jamie Vardy donned Cristiano Ronaldo's signature boots and looked lively against the Italians

Duke qenë se Vardy shënoi në tre ndeshje radhazi me këpucët e reja, atëherë shkoi dhe bleu tre palë të tjera të të njëjtit model “CR7” dhe në nëntë ndeshjet e fundit, përfshi atë me kombëtaren, e ka gjetur gjashtë herë rrugën e rrjetës.

Mësohet se Vardy, që ka një kontratë me “Nike” deri në fund të sezonit do të vazhdojë të luajë me këtë model këpucës, që i referohen portugezit të Real Madrid. Në vitin 2016, “Nike” hodhi në treg dhe këpucët “VM”, në respekt të Vardy dhe Mahrez, por këta të dy nuk e pëlqyen atë model dhe refuzojnë t’i veshin.

Related posts

BOMBERAT/ Levandovski-Haland, trampolina për titullin kampion

Delo.autor

SFIDA NDAJ KOMBËTARES/ Lajm i mirë për “Kuqezitë”, Turqisë do t’i mungojë ylli i skuadrës…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Çmime të arsyeshme, Teuta nxjerr në shitje biletat për sfidën ndaj Eskaldes

Delo.autor

Leave a Comment