Futboll

Çmendet Manchester United, ofron De Gea plus para për yllin e Realit

Trajneri i Manchester Unites, Jose Mourinho kërkon Ronaldon në shkëmbim nëse Real Madridi do portierin spanjoll David de Gea.

Gjithmonë në qendër të spekulimeve spanjolle të futbollit, Don Balon ka raportuar se trajneri portugez është i gatshëm të lërë  portierin të ikë në shkëmbim të parave dhe Cristiano Ronaldos.

Kontrata e reprezentuesit spanjoll do të mbarojë në fund të sezonit të ardhshëm dhe ende nuk i është  ofruar një marrëveshje e re nga United.

Dhe nëse 27-vjeçari nuk ngurron ta vendosë bojën mbi  letër, United mund të detyrohet të veprojë.

Theksojmë se De Gea dështoi në sekondat e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit 2015 të transferohet te “Los Blancos”.

Portugezi ka shprehur më parë dëshirën për t’u rikthyer në Old Trafford, ku fitoi tre tituj të Premier League dhe trofeun e Ligës së Kampionëve para se të bashkohej me Realin në vitin 2009.

Related posts

Italianët humbasin ekipin e tyre të preferuar: Në 16 vjet 153 klube të falimentuar

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Ka luajtur në kampionatet elitare të Europës, drejt firmës me Vllazninë mbrojtësi…

Delo.autor

Coutinho: Meritë e këtij Brazili është që di të durojë deri në fund

Isa.Autor

Leave a Comment