Futboll

Joao Mario nuk ka ndërmend të rikthehet tek Inter në fund të sezon

Joao Mario insiston se nuk do të rikthehet tek Inter pasi t’i përfundojë periudha e huazimit te West Ham.

Fantazisti portugez, 25 vjeç, iu bashkua Hammers-ave në janar, me një opsion për një blerje përfundimtare.

Por Mario, i cili iu bashkua Inter-it për 40 milionë euro në 2016, nuk ka arritur të përshtatet në Itali, dhe mesa duket as në Angli. Ai ka vetëm një asist në pesë ndeshjet e Premier League.

 Joao Mario came through Sporting's academy after being poached form rivals Porto as a kid

Mario beson se nuk do të rikthehet në San Siro në verë. “Jam në një kampionat të ri dhe dua të përshtatem shpejt. Jam i lumtur me aventurën time të re dhe shpresoj ta mbyll mirë sezonin. Inter është e shkuara ime tani.

“Tani jam i lumtur dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.”

Megjithëse po kalon një formë të keqe, Mario është grumbulluar nga përfaqësuesja portugeze dhe me shumë mundësi do të jetë në Kupën e Botës.

Related posts

HAZARD I MBYLL GOJËN KRITIKËVE/ Shihni trupin që ka bërë tani

F.autor

MERKATO E BUJSHME NË VERË/ Marotta përgatit ofertën për ylli i Real Madridit…

Delo.autor

KRIZA FINANCIARE/ Bayern krijon një hierarki me rrogat për lojtarët, asnjë mbi 20 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment