Futboll La Liga

Agjenti i Bale siguron qëndrimin te Reali, por në Spanjë e nxjerrin blof

Gareth Bale qëndron, Gareth Bale ikën. Janë të shumta zërat që qarkullojnë për të ardhmen e sulmuesit te Reali i Madridit. Megjithatë agjenti i tij këmbëngul se Uellsiani nuk do të largohet nga “Santiago Bernabeu” këtë verë. Që pas transferimit të tij nga Tottenham në vitin 2013, 28-vjeçari ka vuajtur shpesh nga dëmtimet e shumta.

Në këtë sezon ai ka luajtur në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet, edhe pse në shumicën e rasteve takimet nuk i ka nisur si titullar. Greth Bale është lënë shpesh jashtë ndeshjeve të rëndësishme nga trajneri Zinedine Zidane, me Isco dhe Marco Asensio më të preferuar në sulm, së bashku me Cristiano Rolando dhe Karim Benzema.

Për këto arsye zërat, për largimin e tij nga “Los Blancos” janë shtuar së tepërmi ditët e fundit. E ardhmja e tij është përfolur të jetë në Angli, me ish-ekipin e tij Tottenham që interesohet për të, apo dhe Chelsea me Manchester United.

Por është vet menaxheri tij, Jonathan Barnett, i cili në një intervistë për ESPN sqaron të ardhmen e uellsianit: “Gareth Bale është një lojtar i Real Madridit dhe ai e do këtë skuadër, ashtu sikurse klubi e do Bale.

Të gjitha këto lajme se ai do të largohet janë të shkruara nga gazetarët të cilët nuk ia kanë idenë se çfarë po ndodh dhe që thjesht duan të shkruajnë diçka dhe nuk iu intereson nëse është e vërtetë apo jo.”Gjithsesi duket se e vërteta nuk qëndron kështu. Në Spanjë, është gazeta “Mundo Deportivo”ajo që publikon lajmin se Gareth Bale vetëm këto ditë ka blerë një shtëpi në Angli, gjë që ka shtuar edhe më shumë zërat për të ardhmen e tij në Premier League. Sulmuesi ka blerë një shtëpi luksoze në Chigëell, vend që është shumë afër qëndrës stërvitore te Tottenham. Kaq ka mjaftuar që shtohen zërat për kthimin e lojtarit në “White Hart Lane”.

Related posts

Manchester United/ Van Gaal kritikon Mourinhon: Po luan futboll të mërzitshëm

Q.Autor

Ish-lojtari i Milanit godet kundërshtarin, arbitri i nxjerr kartonin e kuq

Isa.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Bayern Munich bën gati çekun për të “rrëmbyer” mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment