Futboll

Super Bale, tripletë me Uellsin ndaj Kinës

Uells ka shënuar fitore të thellë 0-6 ndaj Kinës në kuadër të miqësoreve të muajit mars. Gareth Bale ka zhvilluar një ndeshje fantastike ku ka arritur të shënojë tre gola. Ylli i Real Madrid e nisi goleadën me dopietën e realizuar në minutën 3 dhe 21, i ndjekur pas nga Sam Vokes (38′, 58′), Harry Wilson (45′) dhe golin e fundit të takimit e shënoi po Bale.

28-vjeçari nuk po kalon një sezon të mirë te “Los Blancos” ku shumicën e kohës që nga periudha e transferimit në “Santiago Bernabeu” ka qenë i dëmtuar. Drejtuesit e gjigantëve spanjollë janë mërzitur nga lëndimet e tij dhe faza e rikuperimit ndaj kanë vendosur që ta shesin merkaton që vjen.

Megjithatë me kombëtaren e tij, Bale gjithnjë jep maksimumin dhe arriti që ta kualifikonte edhe në Europainin e Francëz por për Botërorin “Rusi 2018” nuk arriti të marrë një biletë, ashtu sikurse edhe Italia e yjeve si Buffon, Bonucci me shokë.

Ndeshjen miqësore të radhës skuadra e drejtuar nga ish-ylli i Manchester United, Rayn Gigs do ta luajë ndaj Meksikës së Chicharitos më 28 mars.

Formacionet zyrtare

Kina: Yan Junling; Wang Shenchao (Lu Xuepeng 46), Feng Xiaoting (Deng Hanëen 71), He Guan (Liu Yiming 46), Zheng Zheng; Hao Junmin, Huang Bowen (He Chao 46); Ëu Lei, Yu Dabao (Zhao Xuri 46), Wei Shihao; Gao Lin (Yu Hanchao 46).

Në stol: Zeng Cheng, Cai Huikang, Fan Xiaodong, Peng Xinli, Tan, Xiao Zhi.

Trajner: Marcello Lippi

Uellsh: Hennessey, Gunter, Chester (Lockyer 71), Williams, Davies (Mepham 71), King, Allen (Evans 63), John, Wilson (Watkins 73), Bale (Woodburn 63), Vokes (Bradshaë 63).

Në stol: Crowe, Bodin, Hedges, Mattheës, Maxëell, Roberts.

Golat: Bale 2, 21, 62; Vokes 38, 58; Williams 45

Trajner: Ryan Giggs

Gjyqtar: M. Yaacob (Malaysia)

Related posts

IDEA E “ÇMENDUR”/ Milan gati të zëvendësoje Calhanoglu-n me mesfushorin shqiptar…

Delo.autor

“LOJTARËT NUK FESTOJNË”/ Ceferin sulmon VAR-in: Anësorët harrojnë se kanë flamur

Delo.autor

(FOTO) Renditja në La Liga pas ‘El Clasicos’, Reali ‘vite dritë’ larg Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment