Futboll

Milan është ringjallur, Gattuso zgjedh grupin e senatorëve

Rino Gattuso ka ringjallur Milanin pas një pjesë të parë sezoni shumë zhgënjyese dhe e bënë këtë në radhë të parë duke vendosur disa rregulla themelore në qendrën sportive si angazhim, ritëm të lartë të trajnimit, ndjenjë të përkatësisë dhe dëshira për të bërë grup.

Falë gjithë kësaj, skuadra e Milanit është rigrupuar dhe në vitin 2018 ka regjistruar tetë fitore dhe një barazim në kampionat dhe gjithashtu arriti në finalen e Kupës së Italisë.

Senatorët – Siç është raportuar në edicionin e sotëm të Tuttosport, që nga dita e parë, Gattuso ka punuar shumë me lojtarët dhe ka kërkuar që të bisedojë me një grup të vogël të tyre, duke përfshirë Bonuçi-n, Biglia-n, Montolivo-n, Abate-n, Storari-n dhe Musaçhio-n.

Ata janë senatorët e zgjedhur nga Rino për ta ndihmuar atë që të ngrenë në këmbë dhomën e zhveshjes së kuqezinjve që ka pasur shumë probleme gjatë viteve të fundit. Sapo të ketë diçka të gabuar ose dikush që nuk i respekton rregullat, vetëm mjafton një shikim nga një nga këta lojtarë për t’i vënë gjërat në rregull.

Grupi Kompakt – Tani grupi i kuqezinjve është i bashkuar dhe kompakt dhe të gjithë renditen në të njëjtën anë, duke përfshirë edhe ata që mund të luajnë pak në këto momente.

Senatorët janë lojtarët më me përvojë dhe prandaj ata janë shumë të dobishëm për shumë të rinj të pranishëm në ekipin e Milanit, të cilët mund të mësojnë shumë prej tyre. Kjo është një prej meritave të mëdha të Gattuso-s, i cili në disa javë ngriti Milanin dhe e solli atë në rrugën për në Champions League.

Related posts

LIVE/ Arsenal-Crystal Palace, Aubameyang ngushton shifrat për “Topçinjtë”

Delo.autor

BAYERN BËN GODITJEN E RADHËS/ Mbretërit e Europës arrijnë marrëveshjen me Ajax për mbrojtësin…

Delo.autor

JUVENTUS FESTON 10-VJETORIN E STADIUMIT/ Ja shifra kolosale që u ka sjellë impianti gjatë një dekade…

Delo.autor

Leave a Comment