Futboll Seria A Sport

BEFASON SUEDEZI/ Ka luajtur me të dy ekipet, ja cilin zgjedh IBRA në derbin Inter-Milan

Zlatan Ibrahimovic tregohet i matur dhe nuk zgjedh një skuadër mes Interit dhe Milanit. I intervistuar nga “Sky Sports”, sulmuesi i Los Angeles Galaxy foli për derbin e Madoninës dhe si një ish-lojtar që ka lënë shenjë fillimisht me ngjyrat zikaltër dhe më pas me ato kuqezi.

Ibra u uroi fat të dyja skuadrave, por që tifozët e Interit ose Milanit të mos fillojnë ta urrejnë ai deklaroi se derbin e Milanos le ta fitojë ekipi më i mirë në fushë duke mos zgjedhur një skuadër të preferuar.

“Si një ish-interist dhe ish-milanist, derbi do të jetë gjithmonë një spektakël, gjithmonë i bukur për t’u parë si tifoz dhe ta luash si futbollist. Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur dhe tifozët të argëtohen. Kush fiton? Të shohim, shpresoj të fitojë më i miri dhe ju uroj fat të mbarë të dyja ekipeve”, deklaroi suedezi.

Related posts

MBYLL KARRIERËN E TIJ PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Low: E ardhmja? Duhet kohë për të krijuar…

Delo.autor

“SUSO MUND TË LARGOHET”/ Ish-mesfushori i Milanit: “Kuqezinjtë” nuk e kërkojnë kot Politanon…

Delo.autor

FITORE DRAMATIKE NË KORÇË/ Tirana gjunjëzon “Ujqërit e Dëborës” me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment