Futboll

Juve-Napoli, lufta për titull mund të vendoset nga këta 24 lojtarë

Ndërprerja e kampionatit për ndeshjet e kombëtareve është një gjë e mirë, por jo për të gjithë. Sarri dhe Allegri kanë “humbur” 24 lojtarë në total, të cilët do të kthehen te ekipet respektive jo më parë se 28 marsin e ardhshëm. Juventus, si gjithmonë, furnizon kombëtaret me yjet e saj: janë 14 bardhezinjtë që do të shëtisin nëpër Europë (dhe Botë), para se të kthehen në Vinovo.

Të paktën, Allegri mund të ndihet i lehtësuar për faktin se Paulo Dybala nuk është grumbulluar nga Argjentina. Lajmi tjetër i mirë ka qenë se Girgio Chiellini duket se do të rikuperojë për përballjen e dyfishtë me Real Madrid, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Cuadrado dhe Bernardeschi. Gjithsesi, në ndeshjet që Juventus do të luajë kundër Milan 31 marsin e ardhshëm, pritet që tekniku të bëjë një rotacion të limituar. Është e vërtetë se më 3 prill është ndeshja me Real-in, por Allegri e ka të qartë se nuk mund të lërë pikë rrugës në kampionat.

Edhe pse Napoli është vetëm dy pikë larg. Sarri-t nuk i pëlqejnë ndeshjet e kombëtareve. 10 lojtarë nga skuadra e tij janë grumbulluarL i fundit ka qenë Mario Rui, i cili ka marrë vendin e Fabio Coentrao-s te Portugalia. Polonia ka thirrur Milik, i cili ka pësuar dëmtimin serioz në gju pikërisht me kombëtaren në 2016-ën. Ndërsa kapiteni Hamsik është dorëzuar: ka shkuar në Sllovaki për të tërhequr Topin e Artë të radhës te vendit të tij, por është kthyer në Itali për shkak të një shqetësimi fizik.

Për sa i takon lojtarëve që do të udhëtojnë më shumë, Rog dhe Mandzukic do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kroacinë, ndërsa Bentancur do të shkojë në Kinë me Uruguain. Ndeshje miqësore, por shumë prestigjioze dhe që të gjithë lojtarët do të kërkojnë t’i luajnë në maksimum për të siguruar vendin në Kupën e Botës. Kjo do të thotë se nuk do të kthehen në ekipet respektive në formën më të mirë të mundshme dhe kjo situatë mund të ndikojë te gara për titullin e Serisë A mes Juventus dhe Napoli-t.

Ndeshjet e lojtarëve të Juves me kombëtaret

ITALIA
1. Gigi Buffon
2. Daniele Rugani
3. Mattia De Sciglio

23/3: Argjentinë-Itali (20.45, Mançester)
27/3: Angli-Itali (21.00, Londër)

ARGJENTINA
4. Gonzalo Higuain

23/3: Argjentinë-Itali (20.45, Mançester)
27/3: Spanjë-Argjentinë (21.30, Madrid)

MAROK
5. Mehdi Benatia

23/3: Serbi-Marok (20.30, Torino)
27/3: Marok-Uzbekistan (22.00, Kazablanka)

ZVICRA
6. Stephan Lichtsteiner

23/3: Greqia-Zvicëra (20.00, Bazel)
27/3: Zvicër-Panama (19.00, Lozanë)

KROACIA
7. Mario Mandzukic

24/3: Peru-Kroazia (01.00, Majami)
28/3: Meksikë-Kroaci (04.00, Arlington)

POLONIA
8. Wojciech Szczesny

23/3: Poloni-Nigeri (20.45, Breslavia)
27/3: Poloni-Kore e Jugut (20.45, Chorzow)

FRANCA
9. Blaise Matuidi

23/3: Francë-Kolumbi (21:00, Paris)
27/3: Rusi-Francë (17.50, Shën Pjetërburg)

BRAZILI
10. Alex Sandro
11. Douglas Costa

23/3: Rusia-Brazil (17.00, Moskë)
27/3: Gjermani-Brazile (20.45, Berlin)

BOSNJE
12. Miralem Pjanic

23/3: Bullgaria-Bosnje (18.00, Razgrad)
27/3: Senegal-Bosnje (20.00, Le Havre)

URUGUAI
13. Rodrigo Bentancur

23/3: Uruguai-Republika Çeke (12.35, Naning)
26/3: e papërcaktuar (kundër Kinës ose Uellsit)

GJERMANIA
14. Sami Khedira

23/3: Gjermani-Spanjë (20.45, Dyseldorf)
27/3: Gjermani-Brazil (20.45, Berlin)

Ndeshjet e lojtarëve të Napoli-t me kombëtaret

ITALIA
1. Lorenzo Insigne
2. Jorginho

23/3: Argjentinë-Itali (20.45, Mançester)
27/3: Angli-Itali (21.00, Londër)

BELGJIKA
3. Dries Mertens

27/3: Belgjikë-Arabia Saudite (20.45, Bruksel)

POLONI
4. Arkadiusz Milik
5. Piotr Zielinski

23/3: Poloni-Nigeri (20.45, Breslavia)
27/3: Poloni-Kore e Jugut (20.45, Chorzow)

SHQIPËRIA
6. Elseid Hysaj

26/3: Shqipëri-Norvegji (19.00, Elbasan)

KROACIA
7. Marko Rog

24/3: Peru-Kroaci (01.00, Majami)
28/3: Meksikë-Kroaci (04.00, Arlington)

SENEGAL
8. Kalidou Koulibaly

23/3: Senegal-Uzbekistan (17:00, Kazablanka)
27/3: Senegal-Bosnje (20.00, Le Havre)

SPANJA
9. Pepe Reina

23/3: Gjermani-Spanjë (20.45, Dyseldorf)
27/3: Spanjë-Argjentinë (21.30, Madrid)

PORTUGALI
10. Mario Rui

23/3: Portugali-Egjipt (20.45, Zyrih)

Related posts

COVID-19/ Koronavirusi “shpërthen” në Premier League, tek Chelsea detyrohen të mbyllin…

Delo.autor

DUEL NË MERKATON E JANARIT/ Milani në garë me Liverpool, kërkohet talenti 20-vjeçar…

Delo.autor

U SHKARKUA NGA PRISHTINA/ Shkëndija e Tetovës do Mirel Josën për ta shpëtuar nga kriza

Delo.autor

Leave a Comment