Futboll

“Juventus 2018”, në Europë nuk ka asnjë si bardhezinjtë

Ato katër minuta kthyese, që do të shtohen në nëntë inicialet e ndeshjes së parë, ishin të mjaftueshme për të garantuar një nga ftesat e tryezës: Juve mund të ulen ende në vendin e saj natyror, në banketin e nderit në Europë. Përveç mbrojtjes të zakonshme të fortë, një “flakë” e dyfishtë ishte e nevojshme kundër Tottenham: dy gola në nëntë minuta për të adresuar sfidën e parë në “Allianz” dhe për të shkundur duelin e kthimit në “Wembley”. Tani, ambiciet europiane të Allegrit rifillojnë fuqishëm, gjithashtu, sepse askush si bardhezinjtë nuk po përjeton një vit diellor në këto lartësi. Në vitin 2018, Juventusi ka marrë 100% të fitoreve në Seria A, zero gola të pësuar, një ecuri frustruese për kundërshtarët. Në fakt, te “Zonja e Vjetër”, shampanja pothuajse gjithnjë qëndron në frigorifer, e megjithatë, në një mënyrë apo në tjetrën, gjithmonë shoqëron festën e saj. Statistikat tregojnë se Juve është ekipi më i mirë i të gjitha ligave të larta europiane për rezultatet e grumbulluara në këtë vit kalendarik. Kjo është fotografia e bardhezinjve në prag të katër ndeshjeve të ardhshme, në të cilat kampionët italianë mund t’i konsolidojnë llogaritë në përplasjen direkte me Napolin. Tripleta mbetet ende një mundësi, sepse Juventusi po tregohet i pandalshëm edhe në Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampioneve, përveç Seria A. Disa zakone të vjetra të shtëpisë bardhezi nuk humbin asnjëherë.

Related posts

“KE SHËNUAR MË SHUMË SE…”/ Etrit Berisha feston 32-vjetorin. Migjen Basha dhe Grezda i bëjnë komente epike (FOTO)

Delo.autor

I JEP FUND SPEKULIMEVE PËR KALIMIN TEK INTER/ Cavani shtang: E ardhmja ime është tek…

Delo.autor

FITORJA NDAJ JUVENTUS/ Tuchel “tallet”: Ishte një natë e bukur për akademinë tonë

Delo.autor

Leave a Comment