Futboll

Juventus, Agnelli bën gati rinovimin për treshen që kthen në realitet ëndrrat e bardhezinjve

Juventus nuk ndryshon. Jo në fushë, ku fati i shumë lojtarëve dhe i vetë trajnerit do të jetë i lidhur me rezultatet e arritura në fundin e sezonit, por në strukturat e klubit. Mund të ketë revolucion vetëm në rast se skuadra do të pësojë një rënie të papritur dhe të paimagjinueshme në kampionat dhe Champions League, por që nuk do të prekë krerët e bardhezinjve. Këta të fundit pritet të konfirmohen në grup, edhe për të shmangur çdo spekulim të merkatos.

Sepse përveç negociatave për lojtarët dhe trajnerët ekzistojnë edhe shitblerje drejtuesish, që mund të krijojnë probleme për trentin Agnelli, i cili është mësuar gjithmonë të punojë me një skuadër të vendosur dhe të konsoliduar, pa ndryshime në punë e sipër. Kështu, nga baza e bardhezinjve kanë ardhur zëra që konfirmojnë rinovimin e kontratave të treshes Nedved-Paratici-Marotta.

Arsyeja për një vendim të tillë është e kuptueshme. Grupi aktual i drejtuesve ka treguar se është një grup fitues dhe, për rrjedhojë, nuk ka arsye pse të mos vazhdohet përpara me ata që kanë treguar se janë më të mirët në Itali dhe mes më të mirëve në Europë. Si në aspektin e menaxhimit të përditshëm të skuadrës dhe marrëdhënies me trajnerin, ashtu edhe në lëvizjet e bëra në merkato.

Në këtë aspekt Marotta dhe Paratici janë dy elementë mbi të cilët Agnelli kërkon të mbështetet edhe në të ardhmen. Të dy kanë marrë oferta nga Federata Italiane e Futbollit dhe PSG në të kaluarën. Por tani rreziku për t’i humbur ata është larguar përfundimisht.

Related posts

PROBLEME ME AUTORITETET SPANJOLLE/ Kthimi i Neymar tek Barcelona komplikohet, ja shkaku befasues

Delo.autor

BARCELONA NË ANKTH/ Tottenham ngushton epërsinë në Wembley (VIDEO)

Isa.Autor

NË GJURMËT E STRAKOSHËS/ Igli Tare merr një tjetër shqiptar te Lazio, ja emri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment