Futboll Seria A

Juventus “gjunjëzon” Milan-in dhe nis “arratisjen”

Juventus ka vuajtur, por në fund ka mposhtur edhe Milan-in. Super ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në “Allianz Stadium” është fituar 3-1 nga bardhezinjtë e Allegri-t, të cilët kanë shkuar katër pikë larg Napoli-t në renditje dhe kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit të shtatë radhazi në Serie A. Milan është ndalur pas pesë fitoresh radhazi dhe Gattuso ka pësuar humbjen e tij të parë në Serinë A si trajneri “Djallit”, që tani ndodhet tetë pikë larg vendit të katërt.

Ndeshja ka filluar keq për Milan-in, që e ka parë vetën në disavantazh pas tetë minutash lojë. Mbrojtja kuqezi dhe portieri Donnarumma janë kapur në befasi nga një gjuajtje nga distanca e Paulo Dybala. Ka qenë një goditje më shumë e saktë se sa e fortë, ndaj së cilës portieri i kuqezinjve nuk ka pasur mundësi të bëjë asgjë.

Miqtë kanë reaguar dhe kanë shkuar shumë afër golit të barazimit në minutën e 16-të, kur Calhanoglu ka dhënë një kros të saktë në zonë për Andre Silva, goditja me kokë e të cilit ka përfunduar për pak jashtë. Ka ndodhur e kundërta në minutën e 28-të, kur Milan ka barazuar me një goditje me kokë, por këtë herë autori ka qenë Leonardo Bonucci, ish-mbrojtësi i Juventus.

Kuqeziu i ka marrë kohën mbrojtjes vendase, ka mposhtur Buffon dhe nuk ka ngurruar të festojë para ish-publikut të tij. Ky ka qenë goli i parë i pësuar nga bardhezinjtë në kampionat pas 959 minutash. Ndeshja ka qenë e luftuar dhe e ekuilibruar edhe në pjesën e dytë, me Milan që ka shkuar afër golit të dytë në minutën e 55-të me Calhanoglu, goditja e të cilit është ndalur nga traversa. Topi ka shkuar në këmbët e Suso, i cili ka kërkuar menjëherë portën, por është ndalur nga Buffon.

Goditja për kuqezinjtë ka ardhur në minutën e 79-të, kur Cuadrado ka realizuar golin e dytë për Juventus, teksa Khedira ka fiksuar shifrat në 3-1 tetë minuta më mbrapa, duke i dhuruar Juventus-it një fitore që mund të ketë vlerën e titullit.

Related posts

ZIKALTËRIT NË GJURMËT E TALENTIT GREK/ Inter tërheq vëmendjen e mesfushorit të Panathinaikos

Isa.Autor

Lajm i madh për Juventusin, Massimiliano Allegri vendos të ardhmen e tij

Sadik.Autor

Huddersfield befason Chelsean, Depoitre shënon golin e parë ndaj “londinezve” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment