Futboll

Juventusi “fluturon” me Dybalan, Immobile shmang humbjen e Lazios

Juventusi “fluturon”, të paktën përkohësisht, në krye të Serisë A me Paulo Dybalan. Sulmuesi argjentinas realizoi të dy golat e sfidës së “Allianz Stadium” ndaj Udineses, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon në këto momente. Bardhezinjtë ndoshta do të kishin arritur një fitore edhe më të thellë nëse Gonzalo Higuain nuk do të dështonte nga pika e bardhë, kur rezultati ishte 1-0.

Dybala ekzekutoi në mënyrë përfekte një goditje të lirë në minutën e 20-të, para se Bizzarri t’i kuptonte krahun “El Pipitas”.

Gjithsesi, Higuain e shleu në njëfarë mënyrë gabimin, teksa shërbeu për Dybalan në rastin e golit të dytë.

Atalanta befasoi Bolognan në transfertë, duke fituar minimalisht falë golit të De Roon, në minutën e 83-të.

Lazio mundi ta shmangte humbjen me Cagliarin vetëm në kohën shtesë, me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2. Polveretti dhe Barella shënuan për vendasit, ndërsa Ceppitelli po i Cagliarit devijoi në portën e tij për barazimin e përkohshëm 1-1. Në kohën shtesë Ciro Immobile befasoi portierin Cragno me një parabël të pabesueshme, por në këtë rast përgjegjësia kryesore shkon për portierin e Cagliarit që kishte dalë nga porta.

Në dy takimet e tjera të pasdites Crotone fitoi thellë 4-1 me Sampdorian, ndërsa Sassuolo Spal përfundoi 1-1.

Related posts

SFIDA NDAJ KOMBËTARES PËR “KATAR 2022″/ Bomberi Lewandowski: “Play off”-i kalon nga… Shqipëria

Delo.autor

POLEMIKAT PËR SKUADRËN E ZEMRËS/ Sulmuesi Kane: Tifoz i Arsenal? Kam luajtura me ata, por…

Delo.autor

REKORDI MË I ZI NË LA LIGA/ Ja si u “SHKRETUA” Real Madridi nga Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment