Futboll

Petr Cech arrin rekord të pabesueshëm në Premierligë

​Petr Cech ka arritur një rekord të madh pas fitores 3:0 ndaj Watfordit në kuadër të Premierligës

Portieri i Arsenalit, Petr Cech është bërë portieri i parë që ka arritur shifrën e 200 ndeshjeve pa pranuar gol në Premierligë.

Ai këtë shifër e arriti në ndeshjen e sotme ndaj Watfordit, ku priti edhe një penallti në minutën e 62’të.

Pas ndeshjes Cech tha se gjithnjë ka besuar në punën që ka bërë.

“Është rekord i pabesueshëm personal. Gjithnjë kam besuar në punën që kam bërë çdo ditë dhe se një ditë do të arrija këtu”, u shpreh Cech pas ndeshjes.

Related posts

Fiorentina/ Simeone: Interi nuk është në krizë

Q.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Ka startuar super sfida në Korçë, tifozët injorojnë skuadrën

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Doli lojtar i lirë, skuadra e Serisë A në gjurmët e mesfushorit Ribery

Delo.autor

Leave a Comment