Futboll Premier League Sport

ËSHTË NJË “MAKINERI” GOLASH/ Liverpool, United dhe City në garë për shërbimet e talentit të Salzburg…

Erling Braut Haaland ishte padyshim një zbulim i madh i Salzburg, që vit pas viti ka prodhuar shumë talente. Pas Haaland, tek ekipi austriak spikati edhe Szoboszlai, i cili zgjodhi Leipzig, ndërsa tani ai që po mahnit është Patson Daka.

Sulmuesi 22-vjeçar nga Zambia është një makineri golash dhe po merr përdore ekipin e Salzburg drejt titullit kampion këtë sezon. Daka kërkohet nga disa prej ekipeve më të mëdha, që janë gati të bëjnë edhe çmendurira për të siguruar shërbime te tij.

Sipas mediave në Austri, interes të fortë për Dakan kanë shfaqur Liverpool, Manchester United dhe Manchester City. Kartoni i sulmuesit vlen të paktën 35 milionë euro dhe pritet që në merkaton e verës të vendoset gjithçka mbi të ardhmen e Haalandit të ri.

Related posts

NDESHJA ME LIVERPOOL/ “Pleshti” dhe Suarez shfaqen të relaksuar në udhëtim pas…

Delo.autor

E KRAHËSOJNË ME MODRIC/ Feta Fetai: Motivohem nga Asllani, ndjenjë e papërshkrueshme kur vesha fanellën kuqezi

F.autor

E TURPSHME/ Degjeneron në dhunë ndeshja e futbollit. Ekipi vendas rreh rivalët dhe familjarët e tyre

Delo.autor

Leave a Comment