Futboll

Kampioni gjerman analizon situatën e zikaltërve: Interit i mungon një lider, vendi i katërt i arritshëm

Dikur Inter-Napoli vendoste titullin kampion në Itali dhe lideri i zikaltërve në atë kohë ishte Lotar Mateus. Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, kampioni gjerman analizon situatën në kampin interist dhe thotë se skuadra ka gjithçka për të shkuar në Champions.

Inter-Napoli është ndeshja juaj…

Nuk e harroj kurrë atë gol që vlejti titullin kampion. Në stadium ishte një atmosferë e bukur, mbi të gjitha, në pjesën e dytë. Gol i Karesës, pastaj Berti barazoi. Nuk e fituam kampionatin kundër Peruxhias apo Askolit, me gjithë respektin për to, por kundër Napolit të Maradonës.

Mendoni se Interi po vuan ende mentalitetin, i cili u thye në vitin e tripletës dhe pak në fillimin e këtij kampionati?

Nga jashtë është shumë e vështirë t’i japësh një shpjegim asaj që po i ndodh Interit. Me një trajner të ri, sigurisht që duhet kohë. Të shohësh se sa pikë ka humbur me skuadrat e vogla, më bën të nervozohem. Spaleti është një trajner i madh, por ndoshta lojtarët nuk janë në nivelin për të qëndruar lart në klasifikim. Por të paktën duhet të demonstrojnë që janë për në vend të katërt.

Cila skuadër do të shkojë në Champions?

Për vendin e tretë dhe të katërt do të ketë një duel mes Interit dhe skuadrave romane. Roma më duket më e fortë, por Lacio nuk mund të konsiderohet surprizë.

Interi nuk është në Champions prej 6 vitesh. Çfarë mendon?

Champions-i është i rëndësishëm për paratë. Është e kot ta fshehësh këtë. Është duke u krijuar gjithmonë e më shumë një hendek mes skuadrave të mëdha në Europë dhe të tjerave. Me Serinë A dhe në Bundesligë, përveç Bajernit, të gjitha skuadrat po i humbasin kampionët sepse në Premier Ligë ka më shumë para.

Po Interi mund të përfundojë në vendin e katërt?

Ka gjithçka për t’ia dalë, por tani duhet ta tregojë në fushë. Një fitore me Napolin mund të ishte realisht momenti i kthesës.

Si do të përfundojë ndeshja kundër Napolit?

Do të bëj tifo për Interin, por Napoli është më i fortë. Një barazim 1- 1 do të ishte shumë i vlefshëm për Interin për të rikthyer besimin në skuadër.

Cili do të jetë sekreti i kësaj ndeshjeje?

Interi duhet të limitojë Hamshikun, Insinjen dhe Mertensin. Ata janë të tre fenomenë. Nuk duhet të ketë frikë dhe duhet t’i japë një sinjal Napolit se do ta sulmojë në këtë ndeshje.

Shtyrja e derbit mendon se është avantazh për Interin apo ajo mund të ishte ndeshja e kthesës?

Derbi është i bukur dhe i çuditshëm. Në kohën time kam fituar më shumë sesa kam humbur derbi, edhe pse Milani ishte një nga skuadrat më të forta në botë. Pavarësisht klasifikimit, Interi dhe Milani janë në të njëjtin nivel. Por, realisht u mungon diçka…

Mos ndoshta u mungon një Mateus, që ndryshon ritmin dhe shënon gola?

Është e vërtetë. Interi është shumë i varur nga Ikardi. Që në momentin kur ai u dëmtua, skuadra nisi të humbte shumë pikë. Mungon një tjetër lider në skuadër.

Në janar u afrua Rafinja. Çfarë mund të sjellë në skuadër?

Është një lojtar teknik, por çelësi i suksesit qëndron tek ekuilibri i përgjithshëm mes reparteve, ajo që u pa në fillim të dhjetorit. Kjo enigmë i takon Spaletit ta zgjidhë

Related posts

Klopp nis misionin për “rrëmbimin” e sulmuesit brazilian

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ I bllokoi yjet, Brazili i shpall luftë Anglisë

Delo.autor

Juventusi futet në garë për mbrojtësin gjerman

Sadik.Autor

Leave a Comment