Futboll

Kamza-Vllaznia/ Mbyllet pjesa e parë, shumë raste shënimi, por mungojnë golat

Është duke u luajtur në Kamëz, takimi i vlefshëm për javën e 23-të të Kategorisë Superiore mes kryeqytetasve të Ndreut dhe Vllaznisë. Shkodranët vijnë në këtë sfidë më të mobilizuar, ku në 5 takimet e fundit, ka arritur të marrë 3 fitore, ndërsa Kamza ka regjistruar 2 humbje radhazi dhe do të kërkojë rikthimin te fitorja në shtëpi.

kamza-vllaznia

Të dy trajnerët kanë bërë pak ndryshime në formacion. Malota rikthehet te shkodranët, ndërsa te kryeqytetasit sfidën e nis nga minuta e parë sulmuesi, Stefan Raçiç.

KAMZA-VLLAZNIA 0-0

Mbyllet pjesa e parë, Kamza-Vllaznia 0-0. 

40’ Sërish Kamza e rrezikshme. Këtë herë është Kuqi që nuk mund të devijojë siç duhet një krosim të Zguros nga goditja e këndit. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

37’ Fukui hedh bukur një top në zonë, i cili largohet nga Orelesi. Por mesfushori i Vllaznisë e lë sërish në zonë dhe Plaku tenton menjëherë. Topi devijohet dhe humbet rrezikshmërinë.

20’ Plaku lëshon një të djathtë potente nga goditja e dënimit, e cila kalon mi murin mbrojtës. Goditja është e fortë, por qëndrore dhe ndalet nga portieri.

13’ Provon Vllaznia me anë të Gilman Likës. Kapiteni lëshon një të majtë, por nuk ka rrezik për portierin Gjonikaj. E ndal në dy kohë.

3’ Pranë golit skuadra e Kamzës me anë të Rezit. Fukui pason për Plakun brenda zonës, ky i fundit e hedh tokazi dhe Rezi në pozicion të prirët godet shtyllën e djathtë të portierit Sherri.

Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Zgurro, Kuqi, Çukoviç, Ymeri, Arrabal, Rezi, Fukui, Plaku, Raçiç. Trajner: E.Topi

Vllaznia: Sherri, Mersini, Gocaj, Berisha, Malota, Orelesi, Cinari, Krymi, Lika, Vucaj, Sukaj. Trajner: E.Gjoka

Gjyqtar: Enea Jorgji

Related posts

INTER DHE JUVENTUS GAROJNË PËR TË/ Kumbulla: Jam i ftohtë, më kanë bërë tillë njerëzit rreth meje

Delo.autor

“DUELI I TITANËVE”/ Diego Simeone: Cristiano Ronaldo është një kafshë

Delo.autor

Ligji dhe futbolli, edhe në Shqipëri po luhet një “finale”

Sadik.Autor

Leave a Comment