Futboll Gossip Sport

DITË E VEÇANTË/ Granit Xhaka feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e merr nga Leonita (FOTO)

Ditën e sotme futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka feston ditëlindjen. Ai ka mbushur 29 vjeç dhe urimet për të në këtë ditë të rëndësishme nuk kanë munguar.

E shoqja, Leonita, ka zgjedhur ta urojë publikisht me fjalët më të bukura të dashurisë. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto të futbollistit pranë dy vajzave të tyre.

“Urime ditëlindja për dashurinë e jetës time. Faleminderit për gjithë të qeshurat dhe dashurinë që na ke dhuruar mua dhe vajzave tona, ne jemi të bekuar që të kemi. Të dua”, ka shkruar Leonita krahas fotos.

Related posts

Humbi ndjenjat në fushë, lojtari i Villareal rrëfen momentet e frikshme

Sadik.Autor

GLADIATORI KUQEZI/ Xhaka falet nga arbitri, ndaloi si lojtar i fundit Demhasajn (VIDEO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Përfundon pjesa e parë Atletico – Barcelona, ja rezultati…

Isa.Autor

Leave a Comment