Futboll

Kante refuzon ofertën e PSG: Chelsea, shtëpia ime…

N’Golo Kante ka treguar të gjithë përkushtimin e tij për Chelsea duke deklaruar se ndihet në shtëpi, pavarësisht se ka pranuar interesimin e Paris Saint-Germain.

Kante shkoi nga Leicester te Chelsea në vitin 2016 dhe që nga ajo ditë ka qenë pjesë e pazëvendësueshme e ekipit londinez.

Në sezonin e kaluar ai fitoi titullin kampion, ndërsa sivjet ka pasur vështirësi, ashtu si e gjithë skuadra e Conte. Emri i tij është lakuar për një kalim në Francë te PSG, por Kante ka përjashtuar kategorish largimin nga “Stamford Bridge”.

The Frenchman and his Chelsea team-mates currently sit fifth in the Premier League

“Aktualisht po luaj në shtëpi. Eshtë klubi im dhe jam krenar që jam futbollist i Chelsea, – tha Kante. – Ky është viti im i dytë te Chelsea dhe sezoni i parë ishte i shkëlqyer sepse fituam titullin kampion. Në këtë sezon ishim të impenjuar në Champions League dhe unë luajta për herë të parë në karrierë në këtë veprimtari. Tani kemi si synim për t’u renditur mes katër ekipeve të para. Kam pasur oferta, sidomos nga PSG, kur nuk jam menduar për asnjë moment dhe do të qëndrojë te Chelsea.” Chelsea renditet në vendin e pestë të Premier League, pesë pikë larg nga Tottenham, që është i katërti.

Related posts

E BUJSHME/ Zbulimet e Crouch: Kurrë mos këmbeni fanellat, larja dhe banjat janë një problem

Isa.Autor

HERO DHE JASHTË FUSHAVE/ Lionel Mesi dhuron 3.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

F.autor

SHOKOHET Icardi/ Sulmuesi i Interit merr lajmin më të keq në karrierë

Sadik.Autor

Leave a Comment