Champions League Futboll

Khedira tregon avantazhin që ka Juventusi ndaj Tottenhamit

Sami Khedira është i bindur se Juventusi do ta eliminojë Tottenham Hotspurin falë përvojës që ka në këtë kompeticion.

“Ne kemi shumë përvojë dhe e dimë si t’i fitojmë ndeshjet e mëdha, ndërsa kemi shumë skuadra që janë para nesh, duke e përfshirë edhe Tottenhamin. Nuk jemi akoma të kënaqur përkundër sukseseve në vitet e fundit dhe kjo është ajo që na dallon”, është shprehur Khedira për gazetën “Stuttgarter Zeitung”.

Në ndeshjen e parë të dyja skuadrat barazuan me shifrat 2-2 në “Allianz Stadium”, ndërsa nesër do të përcaktohet skuadra që do të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Related posts

Ibrahimovic e ekzagjeron: “Pogba mund të arrijë mbi yje!”

Isa.Autor

LEVANTE-REAL MADRID/ “Los Blancos” kalon sërish në epërsi, shënon Bale me 11-metërsh

Delo.autor

KËTË SEZON KEMI OBJEKTIV TITULLIN/ Flet Marotta: Do përpiqemi të bëjmë diçka në…

Delo.autor

Leave a Comment