Futboll Premier League

Klasikja angleze i takon Manchester Unitedit

Manchester United e ka mposhtur 2-1 Liverpoolin në “Old Trafford”.

Derbi i xhiros së 30 në Premierligë i ka takuar Manchester Unitedit, që e mposhti 2-1 Liverpoolin në “Old Trafford”.

Dy golat për “Djajtë e Kuq” i realizoi sulmuesi i ri, Marcus Rashford, në minutat 14’ dhe 24’, duke i treguar Jose Mourinhos se ka qenë i padrejtë me të në vitin 2018 pasi është aktivizuar shumë pak.

Djelmoshat e Klopp u munduan t’i kthejnë gjërat në favor për të marrë së paku një pikë në këtë ndeshje, por krejt çka arritën ishte autogoli befasues nga Eric Bailly në minutën e 66-të për rezultatin përfundimtar 2-1.

Kjo fitore e afron në 13 pikë Unitedin me Man Cityn, pasi ka grumbulluar 65 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë.

Related posts

DUKA I BESON VETERANIT EDY REJA STOLIN E KOMBËTARES/ Njihuni me trajnerin e ri “kuqezi”

Delo.autor

“PSG NUK NJEH LIMITE”/ Një kampion bote dhe një fantazist nëse ikën Neymar (FOTO)

F.autor

Memphis Depay: S’mund të bëhem më i miri duke qëndruar te Lyoni

Sadik.Autor

Leave a Comment