Futboll Premier League

Rashford bën “ligjin”, Manchester mposht Liverpool

Dy gola të shënuar nga Marcus Rashford në harkun e dhjetë minutave, gjatë pjesës së parë, i kanë dhënë Manchester United fitoren 2-1 ndaj Liverpool në “Old Trafford”. “Djajtë” fitojnë atë që quhet “derbi i Anglisë” pasi luajnë dy ekipet që e kanë fituar më shumë titullin kampion dhe parakalojnë “të kuqtë” në renditje, duke u kthyer në vendin e dytë.

Pa u mbushur çerekore lojë, Rashford e shënoi golin e parë pas një pasimi të marrë nga Lukaku, duke goditur fort, pa i dhënë mundësi reagimi portierit mik, ndërsa dhjetë minuta më vonë realizoi dhe golin e dytë duke u konfirmuar si “vrasësi i të mëdhave”. 6 nga 15 golat e këtij futbollisti në Premier League kanë ardhur me gjashtë “kundërshtarët e mëdhenj” në kampionat.

Liverpool u rikthye në garë kur u mbush një orë lojë, pasi Eric Bailly bëri një autogol që mund të quhet me të vërtetë spektakolar, kur e goditi topin me themër pas krosimit të Saido Mane dhe e çoi pas shpinës së portierit të tij David De Gea, krejtësisht i pafajshëm. Megjithatë të besuarit e Mourinho e mbrojtën deri në fund fitoren dhe kanë 62 pikë, dy më shumë se Liverpool i vendit të tretë.

 

Related posts

PAS BARAZIMIT NË DERBI/ Ylli N’Goo: I morëm pikë skuadrës më të mirë, Tirana do të…

Delo.autor

PËRCAKTOHET AXHENDA/ Sezoni i ri i Serisë A do të startojë 40 ditë pas përfundimit të Europianit

Delo.autor

STATISTIKAT/ Messi kundër Neymar, sfida e dy ekstremeve

Delo.autor

Leave a Comment