Futboll Seria A Sport

Kjo është nota e Napolit për sezonin e Elseid Hysajt

Elseid Hysaj ka bërë një sezon të çmendur te Napoli këtë sezon. Jo vetëm në krahun e tij, të djathtin, por edhe në të kundërtin, majtas, për t’i ardhur në ndihmë skuadrës dhe trajnerit për objektivin e vetëm që kishin këtë sezon, titullin kampion. Por, sakrifica e Hysajt nuk mjaftoi, megjithatë, puna e tij është për t’u vlerësuar.

Shkodrani luajti në 35 takime si titullar, ndërsa regjistroi 3125 minuta në këmbë në ndeshjet e Serie A. Ndërkohë që kontributi i tij u shpërnda edhe në takimet e Kupës së Italisë, në Champions dhe Europa League. Padiskutim, një nga më të mirët te Napoli që tashmë është në radarin e shumë skuadrave, sidomos në Angli.

Për kontributin e tij dhe paraqitjen në fushë, mbrojtësi i djathtë i Napolit dhe Shqipërisë është vlerësuar me notën 6.5. Jo pak, pasi maksimumin e ka marrë trajneri Maucio Sarri që është vlerësuar me 7.5 së bashku me disa lojtarë të vijës së sulmit.

Përshkrimi për notën e Hysajt është ky: “Viti i të vjelave por nuk mundem, ose më saktë nuk ia doli. Kishte muajt e duhur për të treguar veten e tij, të paktën jo si në vitin e parë të tij nën fanellën e kaltër. Më mirë se në sezonin 2016-17, natyrisht, por shqiptari nuk do ta mbajë mend këtë sezon si më të mirin e karrierës së tij” shkruan “Napoli24”. Natyrisht, dihet që Hysaj dhe shokët e tij ishin përgatitur për ta mbyllur me trofe sezonin, por që humbën garën me Juventusin dhe në javët e fundit lëshuan terrenin.

Related posts

“ÇDO KUSH TEK TIRANA DUHET TË KETË PËRGJEGJËSI DHE NDJENJA…”/ Dede: Pranuam ta shisnim Kobinanë, sepse…

Delo.autor

“RONALDO E DI QË DO TA PËSOJË/ Bonucci: Duam t’u bëjmë një dhuratë fëmijëve tanë

Delo.autor

NDEZ DERBIN E MADONINËS/ “Bomberi” Lukaku: Këshillat e Ibrahimovic për mua ishin…

Delo.autor

Leave a Comment