Futboll

Klubi gjerman bëhet si shqiptaret, shkarkon trajnerin me… telefon!

Hamburgu i Mërgim Mavraj ka shkarkuar nga detyra trajnerin Bernd Hollerbach. Në fillim të vitit 2018, 48-vjeçarit iu dha mundësia për të shpëtuar skuadrën nga zona e ftohtë e renditjes, me gjermanin që zuri vendin e Markus Gisdol.

Megjithatë rezultatet në javët e fundit ishin larg pritshmërive, me Hamburgun që nuk ka regjistruar asnjë fitore dhe 3 barazime në 7 ndeshjet e fundit. C’ka bëri që drejtuesve t’iu soset durimi me skuadrën që renditet në vendin e parafundit me 18 pikë të grumbulluara në 26 javë kampionat. Ajo që të bënë përshtypje në fakt është mënyra se si klubi i ka komunikuar vendimin e shkarkimit Hollerbach, i cili mbi të gjitha ka qenë lojtari i Hamburgut për 10 vite. Vendimi, teknikut gjerman, i është thënë përmes telefonit.

 

Shefi ekzekutiv, Frank Wettstein komentoi këtë vendim: “E kemi analizuar shumë mirë situatën pas humbjes 6-0 me Bayern Munich. Në fund, arritëm në përfundimin se duhet të vepronim nëse duam të kemi shanse të sigurojmë mbijetesën në fund të sezonit.

Ne e falenderojmë atë për punën e bërë gjatë kësaj kohe, por skuadra nuk kishte më përmirësime dhe mungonin rezultate pozitive.” Klubi gjerman gjithsesi nuk vonoi shumë për të gjetur pasuesin e Hollerbach, pasi e emëroi menjëherë trajnerin eri të skuadrës. Bëhet fjalë për Christian Titz, i cili në krye të skuadrës së 21-vjeçarëve dhe tashmë do të drejtojë ekipin e parë deri në fund të sezonit.

Related posts

Dajës nuk i del inati: Më vjen keq që akoma nuk kemi marrë një falje publike

Sadik.Autor

NUK VEPROI NJËJTË SI FUTBOLLISTËT E TJERË/ Ja arsyeja pse Ibrahimovic nuk kthye në Itali

Delo.autor

PANIK DHE FRIKË/ Shmanget tragjedia: Futbollisti SHQIPTAR i shpëton jetën shokut të ekipit

Isa.Autor

Leave a Comment