Futboll Premier League

Mourinho: Jam i trishtuar për Ibrahimovic, nuk do të kthehet ai që ka qenë…

Përvoja e Zlatan Ibrahimovic te Manchester United është mbyllur më shpejtë se mendohej dhe pak ditë më parë suedezi u transferua në kampionatin amerikan te Los Angelos Galaxy, pasi prishi kontratën me “djajtë”.

Trajneri i United, Jose Mourinho, gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes së nesërme kundër Swansea, foli në këtë mënyrë: “Për mua është gjithmonë e trishtë kur futbollistët e mëdhenj arrijnë në fund të karrierës. Më kujtohet ndeshja e fundit me Figo, kur isha trajner i Inter, do ta kujtoj gjithmonë si një nga momentet më të trishtueshme të karrierës time. Më vjen shumë keq kur kampionët e mbyllin ose bëjnë hapat e fundit të karrierës.”

Rezultate imazhesh për mourinho ibrahimovic

“Momenti i lamtumirës së Zlatan Ibrahimovic më mbush me trishtim. Ai është një nga futbollistët më të mirë që kemi parë në dekadën e fundit dhe futbolli europian e ka humbur përgjithmonë.

Ibrahimovic nuk do të kthehet më si ka qenë. Gjithsesi i uroj gjithë të mirat në këtë periudhë që mendoj se do të jetë fantastike për të. Kampionati MLS ishte ideali për të bërë trazicionin nga kampion i madh në ish-futbollist. Këto pak vite që kanë mbetur do të jenë shumë të bukura për futbollin amerikan. Ai mund t’i mësoj atyre futbollin, pasionin, personalitetin fantazinë dhe mënyrën si punon një prej profesionistëve më të aftë që kam stërvitur.”

Related posts

LIVE/ Chelsea-Watford, Loftus-Cheek kalon “Blutë e Londrës” në avantazh

Delo.autor

Raiola: Juventus? Tifozët ëndërrojnë super blerjen…

Sadik.Autor

FRIKË TEK KAMPIONËT E ANGLISË/ COVID-19 prek dhe futbollistin e katërt të Klopp, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment