Futboll

Kristi Vangjeli: Skënderbeu mendon për grupet e Championsit

Vuajtët shumë në pjesën e dytë…

Nuk luajtëm mirë, ndoshta dy golat na bënë të ulnim ritmin. E rëndësishme është që morëm tri pikët dhe vazhdojmë të mbajmë distancën me ndjekësit.

Nuk dukeni shumë në humor edhe pse jeni shkëputur nga ndjekësit…

Ne kemi gjithë vitin që kryesojmë, kështu që s’kemi pse ta shprehim kaq shumë lumturinë. Gëzimi ynë më i madh do të jetë kur të futemi në grupet e Champions League-s.

Si ndihesh personalisht mbi hetimin dhe kërkesën për 10 vite pezullim në Europë?

Është betejë e madhe që i përket klubit. Ne si staf duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të tregojmë më të mirën në fushën e lojës. Nuk jemi ne që e analizojmë këtë aspekt. Mendojnë të tjerët për mënyrën sesi do të mbrohet Skënderbeu. Presim vendim pozitiv që të nisim përgatitjet për pjesëmarrjen në Champions.

Cilat skuadra mendon se mund të arrijnë Europën?

Janë 6-7 ekipe që do të luftojnë deri në fund. Laçi ka një ekip shumë shumë të mirë, ka lojtarë me perspektivë. Kukësi është shumë afër, dihet fuqia e këtij ekipi. Edhe Flamurtari është ndërtuar shumë mirë dhe është në çerekfinale të Kupës.

Related posts

Barcelona pret një Chelsea shkëmbor, luhet një kapitull tjetër vendimtar…

Q.Autor

ZYRTARE/ Stadiumi i ri, “Fadil Vokrri” pret nesër “dritën jeshile”

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Sulmuesi-mjek: Nëse Spanja ka nevojë, jam gati për këtë luftë! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment