Bundesliga Futboll Sport

“ÇFARË KAMPIONATI DUAM?” Kryengritje në Bundesliga, të vegjlit dalin kundër Bayern Munich

Klubet e vegjël të Bundesliga-s nuk janë dakord dhe kërkojnë një shpërndarje më të mirë të drejtave televizive duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Për shkak të krizës së krijuar nga Coronavirus, pjesa më e madhe e klubeve gjermane po kërkon më shumë të ardhura nga të drejtat televizive, në mënyrë që të përballojnë humbjet e këtij sezoni.

Siç ka bërë të ditur Kicker, SC Paderborn, Fortuna Düsseldorf dhe Union Berlin kanë marrë 3.437 milionë euro secili në sezonin 2019/20, ndërsa Borussia Dortmund ka marrë 32.417 milionë euro, dhe Bayern Munich ka marrë 45.066 milionë euro.

Protesta kryesohet, mes të tjerëve, nga Jan Lehman, pjesëtar i këshillit administrativ të Mainz-it:

“Të ardhurat e Bundesliga-s në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar duhen ndarë në mënyrë të barabartë dhe duke bërë të mundur më shumë të ardhura për kategorinë e dytë”.

“Klubet që nuk janë në Bundeliga duhet të marrin edhe një pjesë të të ardhurave nga shitja ndërkombëtare e të drejtave televizive. Kjo mund të duket e padrejtë nga disa klube, por pyetja e vetme është: çfarë kampionati duam?”.

Sipas Lehman, raporti i shpërndarjes së të drejtave televizive mes klubeve të mëdha dhe të vegjël ishte 1 me 2, ndërsa tani ka shkuar në 1 me 4. Një pabarazi që, sipasi atij, “duhet të marrë fund sepse shkatërron konkurrencën”.

Related posts

ZHVILLOI NJË SEZON FANTASTIK NË SERIE B/ Nedim Bajrami nderohet me çmimin e veçantë tek Empoli (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ Messi i jashtëzakonshëm, Barcelona përmbys rezultatin ndaj Alaves

Q.Autor

Urban Kairo rikthimin i Venturës në Serie A: Kur ai është me të vërtetë në të mirën e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment