Futboll

Kthim te rrënjët, Norvegjia qan për lojtarin e Kombëtares së Panuccit

Globalizmi ka prekur së tepërmi dhe futbollin. “Shkrirja”  e kufijve përmes Bashkimit Europian, apo dhe liberalizimit të vizave ka ndikuar dhe në sport.

Vendi i origjinës nuk është më aq tërheqës si më parë, për të mos thënë se lojtarët kanë filluar ta shohin Kombëtaren si një mundësi për t’u katapultuar në karrierë. Nuk mund të thuhet për të gjithë, por raste të tilla po shohim dhe dëgjojmë çdo ditë.

Shqipëria do të luajë kundër Norvegjisë, nesër, prej orës 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri Christian Panucci ka grumbulluar futbollistët më të mirë që ka në dispozicion.

Një ndër lojtarët që do ta përjetojë më shumë se të tjerët këtë sfidë është mesfushori Kamer Qaka. 22-vjeçari ka lidhje të forta me Norvegjinë, pasi ka emigruar nga Kosova në vendin nordik dhe ka nisur karrierën atje.

Për më tepër, futbollisti ka luajtur dhe me kombëtaret e moshave të Norvegjisë. Qaka ka luajtur me ekipin e Norvegjisë U-17 dhe U-19. Ai koleksionin 8 ndeshje me Kombëtaren nordike dhe më pas u largua nga norvegjezët për t’iu bashkuar skuadrës Shqiptare.

Largimi i tij nuk është pritur mirë nga Kombëtarja norvegjeze, pasi humbën një talent që premton për të ardhmen.

Qaka luan me ekipin e CSM Iaşit në Rumani dhe është lider me ekipin e tij. Shtatshkurtri ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon, ndërsa 21 takime i ka nisur si titullar. Mesfushori është shumë agresiv në lojën e tij, pasi ka marrë dhe 8 kartonë të verdhë.

Shqiptari nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës, por përformancat e tij të mira kanë rënë në syrin e klubeve të mëdha evropiane. Në merkaton e janarit, Qaka u kërkua nga ekipet kryesore të Rumanisë, por dhe nga disa ekipe italiane si Sampdoria, Udinese, etj. Futbollisti ka debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë në fitoren kundër Turqisë (2-3). Ai luajti 23 minuta.

Related posts

Historia rrëqethëse/ Vuan nga sëmundja e rrallë, por trajneri i Uruguait nuk e braktis kombin e tij

Sadik.Autor

Barcelona gati për të prerë biletën e finales së parë për 2018-ën, ja formacionet e mundshme

Q.Autor

“PA ZHURMË, PA EMRA TË MËDHENJ NË EKIP DHE PAK PARA”/ Luftëtari dhe Bylysi dy ekipet SURPRIZË, që u ktyen në HIRUSHET e futbollit shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment