Futboll

Kukësi lë pas krahëve humbjen me Luftëtarin, Donjet Shkodra ia shtron ekipit me pica

Humbja e fundit ndaj Luftëtarit ka turbulluar pak ujërat në kampin kuksian, por për të krijuar një atmosferë të ngrohtë mes njëritjetrit ka menduar Donjet Shkodra. Mesfushori ka organizuar një darkë, ku ka ftuar gjithë ekipin dhe stafin. Të gjithë i janë përgjigjur thirrjes së Shkodrës.

Darka dhe atmosfera kanë qenë shumë harmonike, e duket se kuksianët të bashkuar presin sfidën e radhës ndaj Vllaznisë, ku do kërkojnë me ngulm tri pikët. Krahasuar me një vit më parë, Kukësi aktual është shumë larg me statistika.

Vitin që shkoi, mbas përfundimit të javës së 25-të, Kukësi i Ernest Gjokës kryesonte kampionatin me 51 pikë, ku numëronte 13 fitore, 12 barazime dhe 0 humbje, si dhe me 32 gola të shënuar e 10 të pësuar.

Ndërsa tani, Kukësi pas 25 javësh ka 42 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë, me 12 fitore, 6 barazime e 7 humbje, me golaverazh: 42 gola të shënuar dhe 30 të pësuar. Presidentin Gjici dhe gjithë drejtuesit e tjerë, konkretisht trajnerin Pakult e shqetëson mënyra se sa lehtë ekipi pëson gola.

Shumë gola kanë ardhur nga goditjet standarde apo nga gabimet individuale të futbollistëve. Statistikat tregojnë qartë që ky Kukës nuk ka ngjashmëri me skuadrën që doli kampion. 7 humbje në një sezon, ndonëse janë edhe 11 ndeshje për t’u luajtur në këtë kampionat, Kukësit nuk i ka ndodhur në 6 vitet që militon në Kategorinë Superiore.

5 nga 7 humbjet që ka deri tani skuadra i ka pësuar në shtëpi, pikërisht ndaj Skënderbeut, Luftëtarit, Partizanit, Kamzës dhe Lushnjës. Ndërsa në transfertë janë mundur në Korçë dhe së fundmi në Gjirokastër.

Related posts

DERBI INTER-JUVENTUS/ Ky është shkaktari i duelit të ri në merkato

Delo.autor

Ajeti mbyll aventurën te Torino, gati firma me Krotonen

Isa.Autor

PARREGULLSITË PËR FUNDJAVËN E SHKUAR/ Disiplina dënon Vllazninë dhe trajnerin Jonuz, përjashtim përjetë për…

Delo.autor

Leave a Comment