Futboll

PSG-Metz, miqtë nuk fitojnë prej 22 vitesh në “Parc des Princes”

Paris Saint-Germain do të kthehet në fushë pas eliminimit në Champions League nga Real Madrid dhe do të presë në shtëpi Metz-in e vendit të fundit në javën e 29-të të Ligue 1 këtë të shtunë.

Në 34 ndeshjet e kampionatit të luajtura mes këtyre dy ekipeve në “Parc des Princes”, PSG ka marrë 24 fitore, Metz katër dhe shtatë ndeshjet e tjera janë mbyllur në barazim. Për më tepër, skuadra e Unai Eemery ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Metz.

Gjithashtu, ndeshjet mes këtyre dy ekipeve kanë dhuruar gjithmonë gola. Në fakt, në tri përballjet e fundit janë realizuar të paktën tre gola. PSG ka fituar 14 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi dhe kanë shënuar të paktën dy gola në këto takime.

Herën e fundit që Metz ka mundur Parisin në “Parc des Princes”, në një ndeshje të Ligue 1, ka qenë në marsin e 1996-ës (3-2). PSG ka fituar me një diferencë prej të paktën 2 golash 14 ndeshjet e fundit të kampionatit francez. Metz ka humbur 7 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër PSG në të gjitha kompeticionet.

Related posts

MILANI RINIS SEZONIN MBARË/ Triumfon ndaj Lecces me KATËR gola

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA NË “SELMAN STËRMASI”/ Partizani mbetet në krye të renditjes, “Velindorët” kënaqet me pikën

Delo.autor

DJAJTË E KUQ NUK DINË TË NDALEN/ Mposht Brighton me Pogba dhe “magjinë” e Rashford

Delo.autor

Leave a Comment