Futboll

Laçi-Flamurtari/ Rexhinaldo dyfishon shifrat nga pika e penalltisë, protestojnë futbollistë vlonjatë

Është duke u luajtur në Laç, sfida e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore mes kurbinasve të Gentian Mezanit dhe Flamurtarit. Të dy skuadrat do të kërkojnë rikthimin te fitorja, për të kapur “trenin” që të çon  në Europë. Vlonjatët e Shpëtim Duros, janë futur në një minikrizë, ku në 4 ndeshjet e fundit, kanë vetëm 1 fitore, atë ndal Lushnjës. Po ashtu edhe Laçi, rezulton me të njëjta statistika, vetëm 1 fitore në 4 ndeshjet e fundit, atë ndaj Vllaznisë në shtëpi.

Ndeshja

 

Flamurtari aktualisht mban vendin e 3-të me 36 pikë, ndërsa kurbinasit janë pozicionuar në vendin e 5-të me 3 pikë më pak. Të dy trajnerët kanë bërë publik formacionet, ku vërehen mungesat e portierëve nga të dyja kampet.

Laci flamurtari

LAÇI-FLAMURTAI 2-0

Rexhinaldo 13′, 23′

23′ GOOOOL Laçi. Rexhinaldo tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar rezultatin. 

22′ 11-metërsh në favor të Laçit, pas një faulli në zonë të Pollozhanit ndaj Rexhinaldos. Mbrojtësi kuqezi ndëshkohet me karton të verdhë.

 

18′ Myrto Uzuni provon të befasojë portierin Sali me një goditje  në ecje e sipër nga distanca, por topi ka përfunduar mbi kuadrat.

13′ GOOOOL Laçi. Pas një gabimi në mbrojtje nga Pollozhani, sulmuesi Rexhinaldo ka përfituar dhe i vetëm përballë portierit Sali ka shkundur rrjetën.

 

10′ Laçi provon me Lushkjan, por topi ndalohet nga mbrojtësit vlonjatë.

3′ Vendasit kërkojnë të rrezikojnë me Rexhinaldon, por largojnë rrezikun mbrojtësit e Flamurtarit.

1′ Ka nisur takimi në Laç, vendasit shkelmojnë topin e parë nga qendra.

Laçi: Vata, Sefgjini, Qaqi, Gjoni, Fangaj, Lushkja, Lulaj, Uzuni, Eskerda, Nika, Rexhinaldo  Trajner: Gentian Selmani

Flamurtari: Sali, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Useini, Hyseni, Danilo Alvesh, Bushiç, Kamara Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Kridens Meta

 

Related posts

UDHËTOJNË DREJT BRITANISË SË MADHE/ Barcelona një hap larg finales së Championsit (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ CR7 për të “ndërruar fytyrë” ndaj Valencias, Roma e Reali sfidë krizash. Ja rezultatet

Isa.Autor

ZBULON PLANIN E SË ARDHMES/ “Pleshti” kërkon informacione shokut të kombëtares për…

Delo.autor

Leave a Comment