Futboll

orma e shkëlqyer te Empoli, Veseli “parakalon” Hysajt për minuta

Frederik Veseli është surpriza e këtij sezoni. Nuk po bën asgjë të jashtëzakonshme, por po luan në mënyrë konstante dhe po ndihmon skuadrën e Empolit që të rikthehet në Serinë A.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka luajtur titullar në të gjitha ndeshjet e Serisë B duke koleksionuar 2155 minuta. Duke marrë për bazë vetëm kampionatet ku luajnë, Veseli parakalon edhe Elseid Hysajn, i cili është një nga lojtarët më të aktivizuar të Kombëtares. Për momentin, shkodrani është ndalur në 2135 minuta në Serinë A.

Lojtari i paprekshëm kuqezi është Thomas Strakosha, i cili ka luajtur 2430 minuta dhe është i pazëvendësueshëm në skuadrën e Lacios.

Related posts

U KËRCËNUAN FAMILJARISHT/ Emery vendos të ardhmen e dyshes së Arsenal

Delo.autor

Odegaardi i Realit shënon gol të çmendur në Holandë

Q.Autor

​TRAJNERI SPANJOLL TREGOHET I ASHPËR ME VETEN/ Guardiola: Do të quhem dështak nëse s’e fitoj titullin e Ligës së Kampionëve

Isa.Autor

Leave a Comment