Futboll

Ledian Memushaj jashtë planeve të Panuçit

Ledian Memushaj nuk është në planet e trajnerit të Kombëtares Kristian Panuçi për miqësoren me Norvegjinë që do të luhet më 26 Mars në Elbasan.

Faqja zyrtare e Benevento konfirmoi vetëm ftesën për Berat Gjimshitin për këtë test, i pari për këtë vit. Memushaj nuk aktivizohet me skuadrën e tij prej 28 Janarit, në dallim nga Gjimshiti i cili është kthyer në një tiullar te Benevento.

Ledian Memushaj është pjesë e Kombëtares prej 2010. Mesfushori 31-vjeçar ishte një pikë kyçe e suksesit të Shqipërisë që mori pjesë në finalet e Euro 2016. Tjetër mungesë e konfirmuar është ajo e Amir Abrashit.

Klubi i tij Freiburg bëri të ditur të martën se mesfushori do të operohet, pas dëmtimit të pësuar në gjurin e djathtë në sfidën me Hertha Berlin. Probleme fizike po kalon edhe mbrojtësi Frederik Veseli, i cili po riaftësohet sipas njoftimit të Empoli. Christian Panuçi pritet të publikojë listën e lojtarëve të premten, ndërsa grumbullimi është parashikuar të nisë të hënën.

Related posts

E FUNDIT/ ZBULOHET FITUESI: CR7 dhe Griezmann bojkotojnë ceremoninë e “Topit të Artë”

Isa.Autor

“JANË MADHËSHTOR AI E MERITON TË…”/ Eder: Interi mund të blejë Messin

Delo.autor

ISHIN PREKUR NGA COVID-19/ Reali merr përgjigjet e testeve të tamponëve, Hazard dhe Militao rezultojnë…

Delo.autor

Leave a Comment