Futboll

Legjenda e Liverpool nuk duron talljet, pështyn 14 vjeçaren

Ish mbrojtësi i Liverpool-it dhe i Anglisë Jamie Carragher është bërë protagonist i një ngjarjeje të shëmtuar, pas takimit Manchester United – Liverpool të përfunduar me rezultatin 2-1. Ai pështyu në fytyrë një vajzë 14 vjeçare nga makina e tij, pasi u inatos se po tallej për humbjen e të kuqve në “Old Trafford”.

Ky veprim i turpshëm ka sjellë reagime në Britani, ndërkohë që tani ish futbollisti rrezikon që të shkarkohet nga detyra e tij si komentator sportiv në televizionin Sky. Bordi drejtues pritet që të zhvillojë një takim ku do të marrë vendimin për sjelljen e punonjësit të televizionit.

Carragher nuk e duroi talljen që i ati i vajzës po i bënte, ndërsa po filmonte skemën dhe iu afrua me makinë dhe pështyu drejt tyre.

Pështyma e kapi 14 vjeçaren në fytyrë dhe ajo nisi të qante. Carragher më pas mori familjen dhe i kërkoi falje për veprimin e bërë, sipas të cilit nuk ka fare justifikim.

“Komplet gabim si veprim dhe në i kërkova personalisht falje familjes këtë mbrëmje. U talla 3 apo 4 herë gjatë autostradës dhe po filmohesha dhe e humba kontrollin. Nuk ka justifikime. Këkroj falje”, ishte reagimi i futbollistit në profilin tij në Twitter.

https://youtu.be/myaUBQ_IvIY

Related posts

EL CLASICO I TAKON REALIT/ Madrilenët mposhtin mes spektaklit Barçën, 3 gola në Bernabeu

F.autor

DO QËNDROJË 4 JAVË JASHTË FUSHËS/ Ja ndeshjet që do të humbë Hazard

Delo.autor

DUELI I TITULLIT/ Hazard rrezikoi shumë kundër Liverpool: Nuk mund të vazhdoj kështu…

Isa.Autor

Leave a Comment