Futboll Seria A

Leonardo Bonucci rikthehet në “Juventus stadium”. Aty ku cilësohej si një idhull, por që tani e quajnë… tradhtar

Juventus-Milan do të shënojë këtë të shtunë, rikthimin për herë të parë të Leonardo Bonuccit në stadiumin ku e konsideronin një idhull, e në pak muaj tashmë e personifikojnë në rolin e një tradhtari.

Parabolat që ofron futbolli janë shpesh kontroverse dhe mbrojtësi energjik i kombëtares italiane do të ketë një provë speciale dhe emocionale përballë tifozëve bardhezi, që nuk do t’ia falin kurrë kalimin në “San Siro”.

Në ndeshjen e parë te Milani, Bonucci ishte thjesht spektator për shkak të goditjes që i bëri Rosit kundër Genoas dhe që i kushtoi pezullimin, por këtë herë ai projektohet në formacion dhe shtyllë kryesore në mbrojtjen e trajnerit Gatusso.

Leonardo Bonucci e veshi fanellën e “Zonjës së vjetër” për 319 ndeshje në harkun e 7 viteve, duke fituar plot 12 tituj, e duke luajtur dy finale Championsi.

Numrat e një lojtari që konsiderohej flamur i Juventusit janë mbresëlënës, por tani ai do të jetë futbollisti mik që do të vuajë më shumë presionin në “Allianz Stadium”.

Parashikohet një mori vërshëllimash sa herë që Bonucci do të prekë topin, e dhjetëra pankarta për atë që Milani e bleu si spostues të ekuilibrave, por deri tani nuk është ngritur ende në lartësinë e famës dhe milionave të shpenzuara.

Related posts

SKANDALI ME BILETAT/ Revoltohen tifozët: Kushtëzim i padrejtë!

Delo.autor

NIS SEZONIN ME TROFE/ Chelsea, superkampion i Europës

F.autor

RIVER PLATE – BOCA JUNIORS/ “Santiago Bernabeu” është gati të mirëpresë sonte këtë SUPERSFIDË

Isa.Autor

Leave a Comment