Futboll Sport

DREJT BERLINIT PA BROJËN/ Sylvinho nuk e përzgjodhi, por sulmuesi dhuron show te Chelsea

Sy e veshë nga Sylvinho, për të parë e dëgjuar, se çfarë po ndodhë me Armando Brojën, por në listën e publikuar ishte e qartë, ajo që të tërhiqte më shumë vëmendjen, ishte pa diskutim mungesa e Brojës. Nuk ishte e thënë që “bomberi” kuqezi të ishte në dispozicion të Sylvinho-s qoftë dhe për një ndeshje në këto kualifikuese, Shqipëria po shkon drejt Gjermanisë po lojtarin e tyre më të çmuar, kjo nga ana tjetër është një tregues i qartë i forcës së tij ekipi.

Nuk është momenti për t’u shqetësuar, të paktën jo në lidhje me aspektin fizik, pasi Broja është parë në formë në seancat stërvitore të Chelsea-t. Sulmuesi kuqezi është hequr edhe nga lista e lojtarëve të dëmtuar për sfidën kundër Man.City, në letër, Broja është në dispozicion të trajnerit Pochettino.

Në videon e publikuar nga klubi londinez, Broja shihet i qeshur, duke u stërvitur me kohë të plotë, madje duke realizuar edhe super gola. Në çdo rast, Sylvinho ka vërtetuar se është perfeksionit deri në detaj, për këto dy sfida nuk preferoi as Marvin Çunin i cili realizoi një super gol në Serie A, por zgjodhi Arbnor Muçin, një lojtar që po kalon një moment fantastik në Suedi.

Related posts

TALENTI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Tottenham gati 20 milionë për objektivin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

Bayern nxjerr Vidal në shitje, Mourinho sfidon sërish Conte për kilianin

Q.Autor

SUPER NDESHJA NDAJ CHELSEA-T/ Guardiola: Tani jam më i mirë, mendoja se do të…

Delo.autor

Leave a Comment