Futboll

“Lewandowski do të qëndrojë 100% te Bayerni”

Lewa nuk do të largohet nga “Allianz Arena”, thotë numri një i Bavarezëve.
Kryetari i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka përsëritur se nuk do të shitet sulmuesi, Robert Lewandowski, për të cilin interesohet Real Madridi.

Rummenigge ka thënë se asnjë ofertë nuk do ta shtyjë Bayernin të heqë dorë nga Lewandowski, ndërsa ka kujtuar presionin dhe ofertën e çmendur që kishin nga Chelsea për Franck Ribery në vitin 2008, por që e kishin refuzuar.

“Tema Lewandowski? Robert do luajë 100% për ne sezonin e ardhshëm, nëse do më ofrohej një bast i tillë do e pranoja me kënaqësi”, u shpreh ai.

“Është një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit tonë, është mbase sulmuesi më i mirë në Botë”.

“E kujtoj me kënaqësi vitin 2008 kur patëm një ofertë të çmendur nga Chelsea për Ribery. Në atë moment të gjithë e kuptuan se Bayernit nuk mund ti blihet asnjë lojtar kundër dëshirës së tij. Ky është qëndrimi ynë dhe për Robert Lewandowskin”, theksoi mes tjerash Karl-Heinz Rummenigge.

Lewa është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2014. Ai ka bërë deri më tani 184 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 142 gola.

Related posts

Laçi dhe Partizani ndahen në “paqe” pa gola në javën e katërt të Superligës

Isa.Autor

“FUTBOLLIST MAHNITËS”/ Gary Lineker zgjedh më të mirët: Vetëm Messi krahasohet me të

Delo.autor

MAN UNITED KATASTOFË/ Asgjë nuk ecën, Mourinho drejt SHKARKIMIT, drejtuesit e kanë…

Isa.Autor

Leave a Comment